Deklarate: Erisa Xhixho

Deklarate: Erisa Xhixho

Deklarate: Erisa Xhixho

Deklarate: Erisa Xhixho
N/Kryetare e LSI

Xhixho : Denoncon dhunen e ushtruar sot në ambjentet  e LSI.

Dua të denoncoj para jush dhe të gjithë shqiptarëve si nje deshmitare okulare një akt rrugacërie që ka ndodhur sot në zyrat e LSI të kryer nga një grup individësh të identifikuar edhe nga organet e rendit si keqbërës dhe kontigjent kriminal të cilët pasi kanë provokuar dhe ofenduar rëndë të rinj dhe të reja aktivistë të LSI kanë vazhduar me goditjen e tyre dhe të godines së LSI me sende të forta të cilat vunë në rrezik edhe jetën e këtyre aktivistëve.

Dëshmimtarët e pranishëm në ngjarje konfirmojnë se personat e siperpermendur kane qene edhe të armatosur me arme te ftohta me te cilat kercenonin aktivistet e LSI.

Dua tju njoftoj se disa prej keqberesve jane identifikuar nga forcat e rendit dhe ndaj tyre do te merren te gjitha masat sipas ligjit. Toleranca e shtetit ndaj ketyre krimineleve te drejtuar prej Edi Rames duhet te jete zero.

 

 

Kjo shfaqje rrugacërore e inskenuar dhe organizuar nga grupet kriminale të drejtuara nga Edi Rama e perforcon akoma edhe me shume besimin tone se lufta qe eshte duke u zhvilluar sot midis LSI dhe Edi Rames eshte nje lufte midis shtetit ligjor dhe klaneve kriminale.

Akte të tilla vandalizmi dje me çimka dhe sot me gurë të inskenuara dhe drejtuara nga Edi Rama jo vetëm që nuk na stepin në punen tone per tju sherbyer me mire qytetareve dhe per te forcuar shtetin ligjor por perkundrazi na inkurajojne qe te shtojme edhe me shume ritmin e pandalshem te punes se LSI per te qene me prane qytetareve te ndershem.

0x323031312d30312d3133 16:15)