14 Feb Deklarate epr shtyp mbajtur nga Anetari i Kryesise se LSI Z. Spartak Braho
Deklarate epr shtyp mbajtur nga Anetari i Kryesise se LSI Z. Spartak Braho Me përgjegjësinë e një juristi që kam drejtuar për disa legjislatura Komisionin e Ligjeve do të argumentoj nga pikëpamja ligjore dhe kushtetuese në lidhje me vendimin e djeshëm të KQZ-së ku me një vendim të marr 4 me 3 urdhëron Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile të hartojë listën e zgjedhësëve zbatim sikurse thuhet në këtë vendim të nenit 60/1 të Kodit Zgjedhor. Sipas arsyetimit të Z. Gjata ky vendim merret në kushtet e jashtëzakonshme pra indirekt junta e KQZ-së me 4 kolonelët e PD-së në përbërje shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Që do të thotë që kjo gjendje është e parashikuar të shpalletpor atë e parashikon vetëm neni 170 i Kushtetutës që do të thotë që gjendja e jashtëzakonshëme dhe masat e jashtëzakonshme shpallen me ligj ku parashikohen edhe masat. Por për ironi të Gjatës dhe ndaj këtij vendimi të KQZ-së neni 170 pika 6 e Kushtetutës ka parashikuar që në kushte të masave të jashtëzakonshme nuk mund të bëhen zgjedhje. Madje dhe as Presidenti i Republikës nuk mund të zgjidhet në kushte të masave të jashtëzakonshme.
Ja argumentat që bëjnë absurd dhe qesharak vendimin e djeshëm të KQZ
1. Ky vendim i cili është marr në zbatim të nenit 60/1 të Kodit Zgjedhor nuk mund të merret nga KQZ-ja sepse Kodi Zgjedhor nuk i jep asnjë të drejtë KQZ-së për për t'u referuar ndonjë dispozite për të mbajtuar zgjedhje të jashtëzakonshme. Zgjedhjet e parakohëshme sikurse e parashikon neni 60/1 shpallen vetëm nga Presidenti i Republikës.
2. KQZ-së që në Kodin Zgjedhor të vitit 2003 po edhe në Kodin Zgjedhor aktual nuk i është parashikuar asnjë kompetencë për t'u marrë me listat e zgjedhësve. Kjo kompetencë pra hartimi i listave të zgjedhësve i është dhënë vetëm Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe organeve të qeverisjes vendore sikurse është parashikuar në nenin 52 dhe 60/1 të Kodit Zgjedhor aktual. Kodi Zgjedhor në raste të zgjedhjeve të jashtëzakonshme i referohet nenit 52 dhe për raste të zgjedhjeve të parakohëshme i referohet nenit 60/1. Z. Gjata e ka marr këtë vendim që nuk është në kompetencë të tij sepse është i paargumentuar në ligj vendimi i djeshëm i KQZ-së por është plotësisht e justifikueshme për ta lexuar Gjatën e tre mbështetësit e tij si jurist politik dhe misionar të PD-së ku një ditë pasi urdhëroi Berisha u nxituan të përdornin artifica të zellshme shërbëtorësh. Kjo është e mjaftueshme për ta skualifikuar Gjatën si jurist dhe për të kërkuar largimin e tij nga KQZ-ja si të paaftë dhe ngatërestar që zbulon parakohe që ai do të prish zgjedhjet në Shqipëri.
3. KQZ-ja e Gjatës ka shkelur edhe mbi kompetencat e Presidentit i cili tashmë ka shpallur një dekret për zgjedhje normale që do të thotë që zgjedhjet bazuar në këtë dekret duhen të zhvillohen konform gjithë dispozitave të Kodit Zgjedhor që bën fjalë për zgjedhje normale. Mesa duket Z. Gjata duke nxjerrë peshën e spaletave që i ka dhënë Berisha dhe nën shembujve të tij kërkon të nëpërkëmbë sërisht dekretet e presidentit duke i anashkaluar dhe shkelur ato. Padyshim që kjo është e patolerueshme dhe vet Presidenti nuk duhet ta lejojë këtë sulm të ripërsëritur ndaj të drejtës dhe kompetencës së tij. Ne jemi në pritje të një reagimi të Presidentit Moisiu në këtë rast dhe në këtë kushte vendimi nul i KQZ-së është i pazbatueshëm si i paligjshëm dhe s'mund të na detyrojë që ta marim në konsideratë pasi nuk mund të bëhemi pal në zbatimin e një vendimi arbitrar dhe antikushtetues. Në këto kushte urgjentisht KQZ-ja duhet të anullojë sa më parë vendimin e tij ndryshe ai bëhet palë e kausit të madh ligjor dhe politik që synon të realizojë Berisha dhe mazhoranca e sotme.
Z. Braho situata e zgjedhjeve sikurse e thatë edhe ju është normale por jo normale është situata e listave nuk është normale dhe ku është mbështetur KQZ-ja në marrjen e këtij vendimi. Sipas jush cili institucion kushtetues duhet të zgjidhë këtë problem?
Listat janë në një situate të jashtëzakonshme sepse PD-ja dhe mazhoranca nuk mer përsipër të rregullojë listat. Nuk ka situatë të jashtëzakonshme kur kjo pseudomazhorancë nuk merr përsipër që të rregullojë listat. Por kësaj mazhorance i ka munguar vullneti për të rregulluar edhe problemin e listave edhe probleme të tilla që lidhet me certifikatat apo me procedura të tjera që e bëjnë Kodin Zgjedhor të zbatueshëm.
Z.Braho të Hënën është afati i fundit të rregjistrimit të partive në KQZ. A do të regjistrohet koalicioni i majtë ?
Unë doja të vija në dijeni që afati i rregjistrimit të partive është 40 ditë nga data e shpalljes së zgjedhjeve dhe 35 ditë për koalicionet. Nuk është dita e Hënë por e Diela dita e fundit. Natyrisht ne kemi kërkuar që të zhvillohen zgjedhjet në kushte normale dhe ne do futemi në zgjedhje ne kushte të tilla kur plotësohen të gjitha standartet ku rregjistrimi është thjeshtë ana burokratike dhe anë formale pasi po të plotësohen këto standarde ne mund të rregjistrohemi edhe javës tjetër.
0x323030362d31322d3039 12:31)