15 Feb Deklarate: Edmond Haxhinasto Kryetar i KDK-së
Deklarate: Edmond Haxhinasto Kryetar i KDK-së Deklarate: Edmond Haxhinasto
Kryetar i KDK-së
Në emër të LSI-së mbështes vlerësimet e partnerëve tanë ndërkombëtar së fundmi edhe të Asamblesë parlamentare e Këshillit të Evropës institucioni që është gardian i standardeve demokratike dhe shtetit ligjor mbi progresin e prekshëm të arritur në zgjedhjet e 28 qershorit dhe për rrugën e mbarë të reformave në të cilën po ecën qeveria e Integrimit Evropian dhe Shqipëria në përgjithësi.
Ky progres do të përkthehet së shpejti me një arritje konkrete për qytetarët shqiptar siç është lëvizja e lirë drejtë BE-së në mesin e vitit të ardhshëm.
Është e rëndësishme të nënvizojmë kërkesat e vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtar që opozita t’i japë fund bojkotit dhe të kthehet në parlament për të dhënë kontributin e saj për reformat integruese përfshirë edhe reformën zgjedhore në mënyrë që në të ardhmen të mos ketë asnjë kontestim nga asnjë forcë politike e madhe apo e vogël qoftë ajo.
LSI i bënë thirrje opozitës parlamentare të kthehet në parlament dhe të marr përgjegjësitë e saj përpara institucioneve demokratike dhe në mënyrë të veçantë përpara zgjedhësve.
Zgjedhësit shqiptar vërtetë nuk i besuan PS-së mazhorancë qeverisëse po i kanë besuar rolin e opozitës rol që ajo duhet ta realizojë me përgjegjshmëri të lartë politike. 0x323030392d30392d3234 12:48)