14 Feb Deklarate e zv.Sekretarit te Pergjithshem te LSI z.Besjan Pesha
” Deklarate e zv.Sekretarit te Pergjithshem te LSI z.Besjan Pesha Ne emer te Levizjes Socialiste per Integrim dua te denoncoj sot edhe njehere valen e re te spastrimeve ne administraten shteterore spastrime te cilat jane te komanduara dhe te dirigjuara nga dyshja Patoz-Kolloz dyshe e cila ka 4 vjet qe punon dite e nate kunder interesave te qytetareve vlonjate.
Sic jane ne dijeni shume qytetare vlonjate kohet e fundit Partia Demokratike ka urdheruar te gjithe drejtorite qe varen prej saj ne qarkun e Vlores qe te bejne verifikimin e votuesve dhe militanteve dhe te largojne nga puna te gjithe ata qe dyshohen si jo mbeshtetes te kesaj partie.
Ne nje periudhe kur Vlora ndodhet ne nje situate shume te veshtire ekonomike kur listat e zeza neper dyqane sa vijne dhe shtohen me borxhllinj te rinj kur infrastruktura rrugore eshte nder me te keqijat ne Shqiperi dhe kur papunesia po ben kerdine dyshja Patoz-Kolloz kerkon qe te prodhoje te papune te rinj si edhe te krijoje nje klime paniku dhe tensioni nder administraten shteterore. Sikur te mos mjaftonte ushtria e te paafteve qe drejton sot Vloren dy krye te papergjegjshmit kerkojne te heqin nga puna edhe ata pak individe te afte qe gjenden ne administraten shteterore.
Dua ti bej thirrje sot dyshes Patoz-Kolloz qe te heqin dore urgjentisht nga plani i tyre i shkarkimeve masive dhe tju kujtoj se votuesit vlonjate asnjehere nuk jane dorezuar perballe presionit te Sali Berishes dhe sherbetoreve te tij. Vlora keto kater vite eshte rrenuar ne te gjitha aspektet ndaj vlonjatet nuk kane per te lejuar me PD qe ta thelloje kete renim. Vlora po ndryshon per keq dhe ky eshte nje fakt. Te gjithe Vlonjatet sot thone se Vlora qe duket nuk ka nevoje per Kolloz por ka nevoje per veprim.
Gjithashtu dua te garantoj edhe njehere te gjithe te larguarit nga administrata se me fitoren e LSI dhe te majtes ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare ata do te rikthehen ne vendet e tyre te punes ashtu sic do te punesohen edhe shumica e shqiptareve qe sot gjenden pa pune fale planit te LSI per punesimin. Punesimi eshte sot kryefjala e LSI dhe punesimi do te jete kryefjala e qeverisjes tone te ardhshme. Ne kemi nisur tashme veprimet tona konkrete ne ndihme te komunitetit veprime te cilat do te jene edhe me te prekshme dhe evidente mbas fitores se zgjedhjeve te 28 qershorit.
Mesazhi jone per administraten shteterore dhe gjithe qytetaret vlonjate eshte nje dhe i qarte durim edhe 2 muaj dhe veprim diten e zgjedhjeve per tu cliruar nga ky mankth i keq qe po na qeveris jo me plane por me dhune dhe presion.
0x323030392d30342d3237 14:29)”