Deklarate e zv. kryetarit te LSI z. Edmond Haxhinasto

Deklarate e zv. kryetarit te LSI z. Edmond Haxhinasto

Deklarate e zv. kryetarit te LSI z. Edmond Haxhinasto

Deklaratë: Edmond Haxhinasto

Zv. Kryetar i LSI

 

 

Vendimi i djeshëm i Komisionit te Jashtëm te Parlamentit Evropian për heqjen e vizave me Shqipërinë është një hap tjetër i rëndësishëm drejt realizimit te aspiratës se shqiptareve për te qene qytetare te Evropës se Bashkuar.

 

Kjo ecuri e pandërprere e procesit integrues te Shqipërisë reflekton vlerësimin pozitiv qe PE dhe institucionet e tjera evropiane japin për reformat qe po zhvillohen ne vend.

 

Këto zhvillime janë shprehje e qarte se proceset integruese me rendësi kombëtare nuk mund te jene peng i  politikes se ditës dhe as te keqpërdoren prej saj per përfitime politike afatshkurtra te liderëve ashtu siç fatkeqësisht është keqpërdorur edhe vete procesi i liberalizimit te vizave.

 

Ky vendim i rëndësishëm dhe ai qe pritet te merret pak dite me pas nga Parlamenti Evropian janë një nxitje dhe detyrim për reflektim me përgjegjësi maksimale nga forcat politike parlamentare ne mënyre te veçante nga opozita me qellim qe te realizohet ajo axhende politike qe do te garantoje zhvillimin e zgjedhjeve te ardhshme sipas standardeve me te larta evropiane.

 

Vonesat ne angazhimin e opozitës për reformën zgjedhore do te dëshmojnë se transparenca dhe standardet zgjedhore nuk kane qene qellim dhe objektiv madhor politik por mjet i luftës politike te ditës.

 

Konfirmoj me këtë rast gatishmërinë e LSI për te paraqitur sapo te konstituohet Komisioni i Reformës zgjedhore kontributin e saj për arritjen e barazisë se konkurrimit dhe barazisë se votës se te gjithë qytetareve shqiptare.

0x323031302d30392d3037 19:22)