Deklaratë e zv.Kryetarit të LSI-së

Deklaratë e zv.Kryetarit të LSI-së

Deklaratë e zv.Kryetarit të LSI-së prof.Pëllumb Xhufi për paketën e të dërguarit special të OKB-së Ahtisari Lëvizja Socialiste për Integrim çmon së tepërmi dokumentin e Ahtisarit të paraqitur në momentin e duhur pa pranuar shtyrjen e mëtejshme sikurse u kërkua nga ndonjë faktor jashtë Kosovës. Ne e konsiderojmë këtë si diçka shumë të rëndësishme për të ruajtur paqen dhe klimën pozitive në Kosovë. Në të njëjtën kohë e konsiderojmë si një vendosmëri të komunitetit ndërkombëtar për të mos e parë axhendën e Kosovës të lidhur me axhendën e Serbisë. Ne konstatojmë me kënaqësi se dokumenti i Ahtisarit paracakton ndarjen përfundimtare të Kosovës nga çdo lloj sovraniteti në lidhje me Serbinë sepse ky dokument shpall pikërisht largimin edhe formal dhe de-jure të Kosovës nga sovraniteti i Serbisë. Nga ana tjetër ai i jep Kosovës të gjithë elementët e sovranitetit dhe të subjektivitetit ndërkombëtar që janë të nevojshme për një shtet të pavarur. Në këtë drejtim Kosova do të ketë kufijtë e saj të pa ndryshueshëm do të ketë ushtrinë e saj do të ketë elementët e sigurisë kombëtare që është stema flamuri si edhe hymni kombëtar si çdo shtet tjetër i pavarur në botë. Kosova do të jetë në gjendje të zhvillojë politikat e saj të jashtme pra në  këtë kuptim do të jetë anëtare e organizmave ndërkombëtare duke qënë në gjendje të bëjë marrëveshje dhe të lidhë traktate me shtetet e tjera si çdo vend tjetër sovran.

Ne jemi të bindur se këto parime konstituitive të një shteti sikurse është parimi i sovranitetit dhe subjketivitetit ndërkombëtar do të gjejnë artikulimin e duhur në kushtetutën e re të Kosovës. Ne jemi gjithashtu të bindur që kushtetuta e re e Kosovës do të shpallë dhe do të sanksionojë krijimin e një shteti unitar dhe funksional.   Lëvizja Socialiste për Integrim sheh me kënaqësi se në propozimet e z. Athisari gjejnë pasqyrimin më të mirë dhe më cilësor të gjitha të drejtat që kanë të bëjnë me  minoritetet posaçërisht me minoritetin sërb. Ku këtij minoriteti i garantohen të drejtat politike të përfaqësimit të drejtat e tij etnike  duke ruajtur gjuhën kulturën dhe besimin fetar. Dokumenti në fjalë krijon të gjitha premisat në mënyrë që serbët të jenë qytetarë jo të dyzuar sikurse kanë qenë deri tani por  të jenë qytetarë të Kosovës sikurse është kërkuar deri tani dhe në këtë kuptim ata do të jenë pjesë e pandarë e zhvillimeve politike e zhvillimeve ekonomike dhe të progresit kulturor të këtij vendi.

LSI shpreh vlerësimin më të lartë dhe përgëzimin që ajo ja drejton të gjithë popullit të Kosovës dhe forcave politike në Kosovë për përgjegjësinë dhe maturinë e madhe politike atdhetare dhe qytetare të treguar gjithë kësaj kohe para dhe pas bërjes publike të paketës së Athisari. Ne shprehim gjithashtu bindjen se populli i Kosovës dhe forcat politike në vend do përcjellin me vëmendje dhe me përgjegjësinë dhe maturinë e duhur edhe hapat e tjera të cilat do rezultojnë në ndërtimin praktik të shtetit të ri të Kosovës.

 

Z. Xhufi cili është komenti juaj në lidhje me bllokimin e dy anëtarëve të KQZ-së?

 

Është një nga artificat e reja që Partia Demokratike dhe qeveria ka shpikur dhe ka vënë në veprim për të realizuar disa vendime të rëndësishme pa plotësuar dhe pa rikompozuar Komisioni Qendror të Zgjedhjeve. Unë kujtoj se ligji në mënyrë taksative përcakton që partitë politike që paraqesin kandidatët e tyre në KQZ janë të detyruara të mos paraqesin më shumë se dy kandidatë ndërsa ne jemi plotësisht konform ligjit duke paraqitur kandidatin tonë. Ne jemi brënda ligjit por më vjen keq që kryetarja e Kuvendit bëhet zëdhënsia e kësaj tentative të mprapshtë.   0x323030372d30322d3035 12:45)