Deklaratë e Zv.Kryetarit të LSI dhe Kryetar i Grupit Parlamentar “E majta për Integrim”

Deklaratë e Zv.Kryetarit të LSI dhe Kryetar i Grupit Parlamentar “E majta për Integrim”

Deklaratë e Zv.Kryetarit të LSI dhe Kryetar i Grupit Parlamentar “E majta për Integrim” Pëllumb Xhufi Xhufi: Berisha në kundërshtim të plotë me rekomandimet e FMN e të Bankës së Shqipërisë po rrit në mënyrë shqetësuese shpenzimet jo produktive për qëllime elektorale në një kohë që i është kërkuar që çdo të ardhur suplementare ta përdorë në konsolidim të buxhetit të shtetit
—-
Kemi dalë sot para jush për të shprehur me notat më kritike dhe më alarmante shqetësimin e LSI lidhur me mungesën e transparencës së Qeverisë Berisha për krizën ekonomike financiare botërore dhe efektet e saj në vendin tonë që për fat të keq janë evidente.
Dua të informoj që Lëvizja Socialiste për Integrim qysh para një muaji ka dorëzuar një kërkesë për interpelancë urgjente me Kryeministrin Berisha në mënyrë që ky si Kryetar i Qeverisë të informojë parlamentin dhe opinionin publik mbi gjendjen ekonomike në kushtet e krizës globale si dhe mbi masat eventuale që Qeveria e tij ka menduar të marrë për përballimin e kësaj krize.
Janë kaluar tashmë të gjitha afatet proceduriale. Interpelanca duhet të ishte realizuar që para katër javësh dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kjo është një provë tjetër e këmbënguljes së zotit Berisha për të fshehur realitetin e gjendjes ekonomike në Shqipëri.
Ne vërejmë me shqetësim të madh që Qeveria shqiptare po ecën në drejtim të kundërt me drejtimin që po ecin të gjithë qeveritë e vendeve të qytetruara në kushtet e krizës globale.
Ne vëmë re me shqetësim të madh se qeveria Berisha në kundërshtim të plotë me rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës së Shqipërisë po rrit në mënyrë shqetësuese shpenzimet jo produktive për qëllime elektorale në një kohë që i është kërkuar që çdo të ardhur suplementare ta përdorë në konsolidim të buxhetit të shtetit. Dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar që edhe të ardhurat që vijnë nga privatizimet strategjike dhe të tilla ka pasur boll edhe këto muajt e fundit të mos përdoren për qëllime jo produktive por as edhe për investime në infrastrukturë por të përdoren në mënyrë ekskluzive vetëm për konsolidimin e buxhetit. Në të kundërtën qeveria Berisha ka vazhduar me shpenzime të tilla duke shpërblyer e dëmshpërblyer kategori të ndryshme të popullsisë duke rritur edhe pagat. I tillë qe dhe lajmi i cili është një lajm pozitiv që ne do ta duartrokisnim vërtet në kushte të tjera por sot çdo shqiptar pyet edhe ne si forcë politike pyesim se sa e bazuar është në buxhet një rritje e tillë e pagave dhe a do të ndiqet kjo rritje e premtuar pagash dhe pensionesh me rritje çmimesh dhe me rritje tarifash shërbimesh siç ka ndodhur për fat të keq në këto katër vjet të qeverisjes Berisha.
Pra njerëzit duhet të informohen njerëzit janë të interesuar të rriten pagat dhe pensionet në muajin maj por duan të dijnë dhe se çdo të ndodhë dhe në muajin Qershor Korrik dhe në muajt që vijnë prapa.
Lëvizja Socialiste për Integrim insiston me forcë të deklarojë se rreziqet sot në kushtet e krizës ekonomike globale janë të shumëfishta. Nuk është vetëm inflacioni siç do të thotë zoti kryeministër por është dhe deflacioni është dhe reduktimi i parasë në treg apo ulja e blerjeve të cilat pasohen nga mbyllja e biznesve nga papunësia dhe nga rritja e varfërisë. Për këto arsye ne i kërkojmë Qeverisë Berisha që të bashkohet me konceptin e vendeve të qytetëruara si dhe politikave të koordinuara që janë përcaktuar edhe në samitin e fundit të G20 në Londër dhe të mos vazhdojë të ecë më kundër rrymës. Ne insistojmë të deklarojmë se njohja e situatës informimi i publikit dhe i grupeve të interesit si dhe masat janë detyrat kryesore që duhet të kryejë kjo qeveri në këto kushte. Edhe Qeveria e shtetit më të ri në botë Qeveria e republikës së Kosovës ka hartuar një plan për përballimin e krizës dhe ka hequr mënjanë një fond jo të vogël prej 300 milion eurosh për përballimin e kësaj krize. Qeveria shqiptare deri më sot nuk ka bërë një gjë të tillë. Ndaj në përfundim do të doja të insistoja dhe një herë duke i kërkuar në emër të LSI Kryeministrit Berisha të paraqitet në Parlament për të informuar deputetët dhe opinionin publik me situatën e krizës dhe efektet që kriza globale ka në vendin tonë si dhe për masat apo për planin që qeveria eventualisht ka ndërmend të hartojë për përballimin e kësaj krize. 0x323030392d30342d3134 15:37)