Deklaratë e Zv.Kryetarit të LSI

Deklaratë e Zv.Kryetarit të LSI

Deklaratë e Zv.Kryetarit të LSI Prof. Pëllumb Xhufi

Xhufi: Shtyrja e zgjedhjeve opsion i rrezikshëm sepse do të zgjaste e do të rëndonte akoma më shumë problemet ekonomike dhe sociale

Xhufi: PD dhe PS të gjejnë zgjidhje urgjente LSI e gatshme të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjes

Dje zgjedhjet në Shqipëri u bënë objekt i analizës së një organizmi prestigjoz amerikan siç është Komiteti Amerikan i Helsinkit i cili përbëhet nga përfaqësueses të dhomës së përfaqësueseve dhe senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe përfaqësues të ekzekutivit dhe të organizmave prestigjoze ndërkombëtare. Është hera e dytë pas vitit 2004 që zgjedhjet në Shqipëri bëhen objekt dhe merren në analizë nga një organizëm i tillë. Kjo përbën dhe një provë të interesit dhe të kujdesit që SHBA kanë për procesin demokratik në Shqipëri dhe në veçanti për procesin zgjedhor. Por është provë gjithashtu e shqetësimit të SHBA se zgjedhjet në Shqipëri dhe po citoj këtu fjalët e bashkëkryetarit Hasting të këtij komiteti “zgjedhjet në Shqipëri pra vazhdojnë të jenë një pikë shumë e dobët e demokracisë shqiptare”. Duke paralajmëruar rreziqet që sjell për Shqipërinë dhe rrethimi i ri i zgjedhjeve Komiteti Amerikan i Helsinkit nxit Qeverinë dhe faktorët e tjerë politik që të gjejnë një zgjidhje sot pasi siç thuhet në raportin e këtij komiteti “një zgjidhje e minutës së fundit edhe sikur të jetë e suksesshme do të prekte dhe do të cënonte integritetin e zgjedhjeve dhe do të dëmtonte imazhin e Shqipërisë”. Lëvizja Socialiste për Integrim jo në minutën e fundit dhe jo në grahmat e fundit të Qeverisë Berisha por që në minutat e para të jetës së kësaj Qeverie të vitit 2005 në mënyrë zyrtare i ka kërkuar kryeministrit Berisha që ishte dhe bashkëfajtori për dështimin e zgjedhjeve të vitit 2005 që të realizonte parakushtet e domosdoshme që zgjedhjet e vitit 2009 të ishin vërtetë të lira dhe të drejta. Në mënyrë specifike ne i kemi kërkuar z.Berisha që të pajisen me karta identiteti të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë të drejtë vote por fakti që jo vetëm në vitin 2006 që premtoi z.Berisha por edhe sot në datën 5 Qershor të vitit 2009 pra vetëm pak ditë përapara zgjedhjeve kjo Qeveri nuk i ka pajisur shqiptarët me karta identiteti dhe kjo Qeveri gjithashtu mban përgjegjësinë për parregullsinë të cilët janë vënë tashmë në dukje. Këto gjëra pra e ngarkojnë qeverinë Berisha me një përgjegjshmëri të veçantë dhe të patjetërsueshme. Por natyrisht jo vetëm Qeverinë sepse Lëvizja Socialiste për Integrim ka denoncuar që në krye të gjithë procesin e Reformës zgjedhore i cili u krye në mënyrë jo transparente përjashtuese dhe gjithashtu jashtë institucioneve nga PD dhe PS. LSI ka denoncuar një kod elektoral i cili bëri tentativën për të krijuar një sistem dy partiak në Shqipëri duke ngushtuar hapësirat demokratike një tentativë e cila mund ta themi me plot gojën që ka dështuar plotësisht. Ne kemi denoncuar faktin gjithashtu që të njëjtit persona në Qeveri apo opozitë që kanë qenë përgjegjës për cënimin dhe dështimin e zgjedhjeve në vitin 2001 apo në vitin 2005 u ngarkuan nga krerët e partive të tyre për të bërë Reformën Zgjedhore. Ndaj duke thirur para përgjegjësisë në radhë të parë Qeverinë e z.Berisha duke u bashkuar me vërejtjet por edhe paralajmërimet të bëra së fundi nga Komiteti Amerikan i Helsinkit por edhe para disa minutash nga ambasadori i SHBA në Tiranë z.Ëithers.
Lëvizja Socialiste për Integrim i bën thirrje Partisë Demokratike por edhe Partisë Socialiste të ulen së bashku dhe të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për situatën e krijuar zgjidhjen më të mirë të mundshmë. Lëvizja Socialiste për Integrim deklaron se do të miratojë çdo zgjidhje që do të arrihej për të krijuar pikërisht parakushtet që të gjithë qytetarët shqiptarë të mund të votojnë me 28 Qershor. LSI është e gatshme të marrë pjesë edhe ajo për të kontribuar në gjetjen e zgjidhjes në fjalë. Lëvizja Socialiste për Integrim e konsideron shtyrjen e zgjedhjeve një opsion jo të mundshëm madje një opsion të rrezikshëm sepse do të zgjaste dhe do të rëndonte akoma më shumë në problemet ekonomike dhe sociale dhe do të ngarkonte akoma më tutje klimën e ndezur  elektorale politike në Shqipëri. Gjithashtu duam të kujtojmë që kjo zgjidhje duhet të bëhet urgjent këto ditë për arsye sepse ashtu siç u theksua në raportin e Komitetit Amerikan të Helsinkit një zgjidhje që do të bëhej nesër qoftë edhe një zgjidhje e mirë nuk do të evitonte që zgjedhjet tona të konsideroheshin zgjedhje të cënuara.

0x323030392d30362d3035 16:13)