13 Feb Deklaratë e zv.Kryetarit të LSI
” Deklaratë e zv.Kryetarit të LSI Prof.Pëllumb Xhufi Xhufi: Jemi për një bashkëpunim luajal të sinqertë dhe në respekt të indetitetit dhe të autonomisë programore të çdo force politike
Kemi të bëjmë me një projekt- platformë për bashkëpunim të forcave të majta. Pra ne nuk mund t’i bëjmë veç një koment paraprak një koment në të nxehtë.
Sigurisht ne jemi në pritje të zhvillimeve të mëvonshme për të qenë edhe me të qartë dhe të saktë. Ne gjykojmë se ky është një hap pozitiv nga PS-ja që vjen në një moment kritik politik por edhe në një moment ku po shfaqet gjithmonë e më shumë emergjenca e zgjedhjeve lokale. Në këtë aspekt të gjithë këta faktorë kërkojnë padyshim një bashkëpunim të opozitës shqiptare. Ku këtë koncept e kemi nënvizuar si LSI në mënyrë të vazhdueshme. Natyrisht jemi për një bashkëpunim luajal të sinqertë dhe në respekt të indetitetit dhe të autonomisë programore të çdo force politike. Ky aspekt është i domosdoshëm dhe i padiskutueshëm. Ne vërejmë gjithashtu në këtë projekt- platformë të paraqitur nga PS-ja se bashkëpunimi i forcave të majta mbështetet në disa elemente real pra në disa çështje thelbësore që janë shumë të ngutshme. Siç është bashkëpunimi për zgjedhjet e ardhshme lokale si dhe bashkëpunimi për reformën zgjedhore në funksion të këtyre zgjedhjeve. Pra janë çështje të cilat LSI-ja i ka ngritur me forcë. Bashkëpunimi i cili parashikohet në këtë projekt platformë duhet të synojë gjithashtu shkurtimin e jetës së qeverisë që ka dalë nga ky Parlament i delegjitimuar dhe kjo përbën gjithashtu një nga shqetësimet e para që ka ngritur LSI-ja menjëherë pas zgjedhjeve së 3 Korrikut. Ne përkrahim gjithashtu edhe idetë e tjera në këtë platformë përsa i përket organizimit të zgjedhjeve të parakohshme duke përjashtuar fenomenin e Megadushkut. Gjithashtu bashkëpunimi do të nënkuptonte edhe mënjanimin e fenomeneve të tilla si korrupsioni monopolet etj të përfolura shumë në mandatin e dytë të qëverisë së PS pra e çliruar nga këto fenomene negative. Në fund integrimi në BE dhe NATO konsiderohet edhe prej nesh si një prej prioritetet kryesore ku duhet të zhvillohet ky bashkëpunim. Dua të theksoj gjithashtu se është mjaft kurajues fakti se në këtë dukument bëhet një tentativë për të indentifikuar ata faktorë që realisht çuan në humbjen e zgjedhjeve të 3 Korrikut nga ana e së majtës. Gjithsesi është një koment i parë i bërë mbi bazën e një projekt-platforme e cila me sa duket PS në mënyrë institucionale do t’i paraqesë partive të opozitës. Në jemi në pritje të këtyre hapave dhe sigurisht do t’i përgjigjemi në kohën dhe mënyrën e duhur.
Z.Xhufi cilat janë ndryshimet që ju do donit të shtonit nëse keni ?
Fakti që kemi të bëjmë thjesht me një draft dhe çdo futje në detaje dhe komente që e kalojnë cakun e një komenti në të nxehtë do të na çonte në një rrugë të gabuar. Gjithsesi unë nënvizova një koncept të përgjithshëm të tonin ku e kemi përmendur vazhdimisht që bashkëpunimi midis partive politike të majta duhet të bëhet me respekt të indetitetit të çdo partie. Në respekt të programit dhe të politikave që çdo parti zhvillon. Pra të mos ket ndonjë keqkuptim që ne këtu po shkojmë drejt shkrirjes të indetiteteve të ndryshme që ka e majta shqiptare. Por po shkojmë drejt një bashkëpunimi luajal mbi baze parimesh dhe objektivash të përbashkëta.
0x323030362d30332d3237 11:25)”