Deklarate e Zëdhënsit politik te LSI Sokol Dervishaj

Deklarate e Zëdhënsit politik te LSI Sokol Dervishaj

” Deklarate e Zëdhënsit politik te LSI Sokol Dervishaj Jemi këtu për të denoncuar një akt tërsisht të paprecedent kriminal dhe anti kushtetues i cili po ndodh në Bashkin e Patosit ku komisioni i KQZV-së duhet të shpall rezultatin përfundimtar të fitores së kandidatit të opozitës së bashkuar Bardhi Meli i cili ka fituar me një diferencë votash për kryetar të kësaj bashkie.

KQZV-ja e Patosit nuk po firmos proces-verbalin përkatës për t’ia përcjell atë KQZ-së për të shpallur përfundimisht kandidatin fitues të koalicionit Bardhi Meli.

Gjithashtu dua të vë në dukje se kjo ngjarje është në vazhdim të ditës së votimit dhe të numërimit të cilat u shoqëruan me akte të dhunshme dhe kriminale nga komisionerët dhe numëruesit e Partis Demokratike.  Ku këta gangëstera të kësaj partie vazhdojnë të mbajnë rrethuar vëndin e KQZV-së.

I bëjmë thirje këtyre njërëzëve të marrin masa të menjëhershme për të firmosur proces-verbalin përkatës. Dhe njëkohësisht i tërheqim vëmëndje KQZ-së të ndjek këtë rast të pa precedent dhe të marr masat e duhura që të zgjidhet menjëher kjo situatë.

0x323030372d30322d3230 13:9)”