15 Feb Deklaratë e Zëdhënësit të LSI
Deklaratë e Zëdhënësit të LSI z.Ralf Gjoni për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Malësi të Madhe Shprehim keqardhjen tonë dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e Kryetarit të PDK-së në Malësi të Madhe Aleks Keka i cili humbi jetën sot në mëngjes si pasojë e shpërthimit të automjetit të tij në rrethana ende të paqarta.
Shpresojmë që kjo ngjarje e rëndë të mos ketë ndodhur për motive politike dhe u kërkojmë organeve kompetente zbardhjen e menjëhershme të rrethanave në të cilat ndodhi kjo ngjarje tragjike.
Marrim shkas nga kjo ngjarje për t’i bërë thirrje edhe njëherë të gjitha forcave politike të tregojnë kujdes dhe maturi në fjalorin që përdorin gjatë takimeve elektorale të ruajnë etikën e komunikimit dhe të zhvillojnë një fushatë sa më të civilizuar.
LSI shpreh bindjen e saj se subjektet politike dhe përfaqësuesit e tyre kanë një përgjegjësi të vecantë për të siguruar një klimë sa më të qetë elektorale dhe për të evituar cdo deklaratë apo akt të dhunshëm qe con në tensionimin e situatës paazgjedhore.
Vetëm kështu mund të garantojmë zgjedhje të ndershme e të lira dhe t’u afrohemi standarteve bashkëkohore europiane. 0x323030392d30362d3138 16:00)