Deklarate e zedhenesit politik te LSI z. Sokol Dervishaj

Deklarate e zedhenesit politik te LSI z. Sokol Dervishaj

” Deklarate e zedhenesit politik te LSI z. Sokol Dervishaj LSI shpreh shqetesimin dhe indinjaten e saj te thelle per shfaqet e fundit antishqiptare dhe ksenofobe te transmetuara ne mediat greke dhe ato shqiptare ku nje njesi ushtarake greke gjate nje stervitje perpiqet te frymezoje ushtaret ne prani edhe te kontigjentit drejtues oficer nepermjet kengeve me retorike te larte nacionaliste te cilat i konsiderojne shqiptaret si armiqte e tyre duke fyer ne kete menyre ndjenjen kombetare jo vetem te qindra mijera emigranteve shqiptare te cilet prej mese pesembedhjete vitesh kontribuojne ne zhvillimin ekonomik te Greqise por te te gjithe shqiptareve ne Shqiperi dhe kudo qe ata jetojne.

Keto shfaqe te rrezikshme nuk i sherbejne aspak klimes se marredhenieve shume te mira mes dy popujve tane dhe as frymes se larte te bashkepunimit mes dy vendeve tona. Ato na kujtojne kohe te shkuara te cilat historia i ka lene pas por qe mesa duket ende vazhdojne te mbeten prezent ne mendje diabolike qe kerkojne te nxisin urrejtjen mes dy popujve tane dhe qe shfaqen here pas here ne menyra dhe forma te ndryshme.

Shfaqe te tilla raciste te cilat nuk jane me te pazakonshme dhe as nuk mund te konsiderohen si raste te shkeputura pasi ne kete ngjarje nuk behet me fjale per ksenofobi te qytetareve te zakonshem por akoma me keq te nje trupe ushtarake ne detyre jane demostrim i nje mjedisi qe ushqen ndjenja urrejtjeje dhe qe ne menyre anakronike ende i konsideron fqinjet e tij si armiq.

Kjo ngjarje merr peshe akoma edhe me te rende po te mbajme ne konsiderate jo vetem raportin e fqinjesise se mire qe ekziston dhe duhet forcuar mes dy vendeve dhe popujve tane por kjo shfaqe eshte absolutisht e papranueshme edhe per standartet demokratike te institucioneve euro-atlantike ne te cilat dy vendet tona jane anetare apo synojne te integrohen sikurse eshte BE apo NATO.

Kjo ngjarje demton njekohesisht edhe marredheniet intensive ushtarake mes forcave te armatosura te dy vendeve tona kontigjentet e te cilave marin pjese ne veprimtari te perbashketa ushtarake ne kuader te NATO-s Brigades Shumekombeshe te Evropes Juglindore apo edhe misionet paqeruajtese ne zona te nxehta te botes.

Me kete rast LSI kerkon nga qeveria shqiptare dhe ne menyre te vecante nga Ministria e Puneve te Jashtme te reagoje dhe t’i kerkoje me force pales greke te marre te gjitha masat e duhura dhe te ndeshkoje autoret e ngjarjes ne fjale ne menyre qe shfaqe te tilla te mos ndodhin me.

Nisur nga ky fakt dhe raste te ndryshme te natyrave te tjera ne te shkuaren LSI kerkon gjithashtu qe pala shqiptare te kerkoje nga homologet e saj grek qe te thellohet bashkepunimi dhe angazhimi per rishikimin e te gjitha teksteve te historise te cilet ne shumicen e rasteve nuk reflektojne realitetet e reja qe jane krijuar ne Ballkan dhe me gjere por qe krejt ne kahje te kundert me to vazhdojne te ushqejne nje klime mosbesimi dhe urrejtje duke iu referuar ne menyre te njeaneshme historise se vjeter dhe tashme te mbyllur te momenteve te nxehta mes dy popujve tane.

Duke shprehur habine e saj qe pala greke nuk ka pasur asnje reagim zyrtar per ngjarjen ne fjale LSI kerkon nga qeveria greke te marre te gjitha masat e duhura qe shfaqe te tilla te rrezikshme te marrin fund nje here e pergjithmone pasi ato jane ne kundershtim te hapur me te gjitha dokumentet nderkombetare dhe frymen e Traktatit te Miqesise dhe Bashkepunimit mes dy vendeve tona.

LSI kerkon gjithashtu nga PASOK forca kryesore politike e majte greke qe te vazhdoje perpjekjet e saj sikurse deri me tani per integrimin e metejshem te emigranteve ekonomik shqiptar ne jeten e vendit fqinj sikurse ka bere me inkuadrimin e tyre edhe ne strukturat e kesaj partie si dhe te ushtroje te gjithe pushtetin e saj politik ne Parlamentin grek dhe prane qeverise greke per denimin e ketyre akteve dhe thellimin e klimes dhe nivelit te bashkepunimit mes dy vendeve.          

LSI shpreh besimin e saj se me vullnet te mire dhe bashkepunim reciprok dhe te sinqerte mes dy paleve ngjarje te tilla nuk do te perseriten me ne te ardhmen.

0x323030372d30332d3035 13:13)”