14 Feb Deklarate e Sekretearit te Pergjithshem te LSI z. Petrit Vasili
” Deklarate e Sekretearit te Pergjithshem te LSI z. Petrit Vasili Jemi ketu per te denoncuar nje veprim flagrant te qeverise aktuale lidhur me problemin shume te perfolur te certifikatave.
Me nje dokument te fundit te firmosur ne menyre antiligjore nga Zv/Ministri i Brendeshesm Pone lejohet leshimi i certifikatave pa asnje document ligjor qe mundeson identifikimin e personit duke realizuar ne kete menyre manipulimin me certifikatat manipulim ky i bere publik dhe denoncuar pa rreshtur nga opozita.
Ky document qe nuk eshte as udher dhe as udhezim eshte pra nje dokument abuziv teper i denueshem ligjerisht dhe administrativisht dhe ngarkon me pergjegjesi te rende kete zyrtar i cili guxon te firmose shkelje te tilla te ligjit nepermjet shkresave te paligjshme.
Dhunimi i nenit 5 te ligjit 8950 date 10.10.2002 Per gjendjen civile dhe mosreferimi i ketij neni ne kete shkrese eshte nje prove e qellimeve te zeza dhe favorizimit te abuzimeve me certifikatat abuzime te cilat ne menyre dramatike u bene prezente per publikun dhe fale kontributit te rendesishem shoqeror te nje media vizive te pavarur teper te njohur nga publiku.
Ky Zv/Minister me rekorde teper negative lidhur me proceset zgjedhore rekorde qe datojne qe prej zgjedhjeve te turpshme dhe me pasoja tragjike per vendin te vitit 1996 nuk ka me asnje mundesi ligjore dhe morale per te qene nje zyrtar i larte i shtetit dhe per kete arsye kerkojme publikisht shkarkimin e tij nga Kryeministri Berisha i cili dhe pak dite me pare u perbetua serish per realizimin e zgjedhjeve brenda standarteve.
Shkarkimi i ketij zv/ministri nga Berisha do te ishte reflektimi i pare lidhur me ndershmerine e procesit zgjedhor gjithashtu do te ishte reflektim edhe per shqetesimet gjithnje e ne rritje te Keshillit te Europes dhe mbajtjes se regjimit te monitorimit pra mbajtjes nen vezhgim te Shqiperise e qe lidhet mbi te gjitha me realizimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.
Mosreagimi i kryeministrit Berisha lidhur me kete ceshtje do te thoshte implikim te drejtperdrejte te tij ne te dhe do te rendonte shume pozicionin e tij politik dhe shteteror ne raport me zgjedhjet dhe ndershmerine e realizimit te tyre.
Megjithe marreveshjen e firmosur ne prani te Presidentit te Republikes dhe te te gjitha partive per realizimin se pari dhe mbi te gjitha te atyre standarteve absolutisht te domosdoshme per realizimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme ne Shqiperi ky akt i fundit i Ministrise se Brendeshme eshte prove e qarte se maxhoranca nuk ka hequr dore nga manipulimi me certifikatat dhe nga riprodhimi i dramave te reja elektorale si ajo e vitit 1996.
LSI dhe opozita shqiptare do te denoncojne intensivisht keto ngjarje te turpshme dhe do te pershkallezoje ne menyre te jashtezakonshme veprimin e tyre politik brenda dhe jashte vendit per te penguar dhe neutralizuar cdo tentative te metejshme per te manipuluar e vjedhur voten e shqiptareve.
0x323030372d30312d3237 12:43)”