Deklarate e Sekretarit te Pergjithshem te LSI

Deklarate e Sekretarit te Pergjithshem te LSI

Deklarate e Sekretarit te Pergjithshem te LSI z.Petrit Vasili

Vasili: Foreing Oficce ka reflektuar në mënyrë reale atë që është problematikja e dështimit të qeverisjes së Sali Berishës në Shqipëri. Duke përzgjedhur nga konstatimet kryesore të tij në mënyrë të veccantë korrupsionin mendoj që korrupsioni nuk është më i rritur në Shqipëri as edhe galopant por është një korrupsion shpërthyes

Shqiperia eshte tashme e perfshire nga kriza ekonomike dhe ky eshte nje fakt real dhe i pakundershtueshem.
Situata ka shenuar disa momente shume delikate te cilat jane bere publike me shume shqetesim edhe nga Banka e Shqiperise e cila ka deklaruar se:
qeveria ka rritur deficitin
qeveria ka rritur borxhin e brendeshem
qeveria ka shkaktuar rritjen e importeve
qeveria shkaktoi rritjen e interesave te lekut.
Pohimet shume serioze se sektori fiskal e mbylli 2008 me nje deficit buxhetor ne nivelin 5.7% te PBB duke shenuar rritje te dukshme krahasuar me 2007.

Rritja e borxhit publik ne nivelin 55.6% te PBB. Leku eshte dobesuar me 6% kundrejt euros gjate muajve te pare te 2009.

Deficiti I llogarise korrente arriti ne nivelin 14.9% te PBB ne 2008 ne krahasim me 11% te 2007 duke rrezikuar zhvleresimin e madh te lekut dhe duke vene ne dyshim ekulibrat makroekonomike te vendit. Ky deficit i llogarise korrente ne 2007 eshte me i larte se sa deficiti i vitit 1997 kur vendi gjendej ne anarki te plote.
Kriza eshte reflektuar ne menyre te dukshme dhe te qarte ne humbjen e mijrave vendeve te punes dhe konkretisht

Jane me shume se 10 mije  vende pune te humbur ne sektorin e fasonit.

Rreth 30% te vendeve te punes ka vendosur te shkurtoje sektori i miniereve.

Jane shkurtuar me rreth 20% vendet e punes ne industrin e e ndertimit.

Kriza ekonomike ka thelluar papunesine dhe jane mijra familje shqiptare qe po e vuajne ne menyre dramatike ate.

0x323030392d30332d3237 17:46)