Deklarate e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama

Deklarate e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama

Deklarate e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama

Luan RAMA

Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama

 

Edhe java që sapo mbyllet shënoi përpjekje të tjera të partnerëve ndërkombëtarë me apele apo me thirrje që politika shqiptare të gjejë zgjidhjen e duhur dhe të shkojë te kompromisi i nevojshëm që jo vetëm i çel udhën ecurisë së mëtejme të procesit të integrimi europian të Shqipërisë por çfarë është më e rëndësishmja ta përshpejtojë këtë proces dhe t’i bëjë të gjitha palët të jenë kontributor të këtij procesi.

 

Një muaj pasi është zhvilluar darka e punës në Strazburg është për të ardhur keq që ka ende mungesë reflektimi të përgjegjshëm dhe produkt real të zgjidhjes megjithatë Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon të jetë në të njëjtën linjë me qëndrimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe nga kjo pikëpamje këmbëngul në domosdoshmërinë e gjetjes së një zgjidhje kompromisi që respekton Kushtetutën e vendit dhe që garanton seriozitetin e një procesi normal institucional dhe politik të bashkëpunimit me të gjithë aktorët politik të vendit.

 

Nga ana tjetër LSI-ja është përfshirë në një fazë të re mjaft intensive të ristrukturimit të saj. Pavarësisht angazhimit në qeverisjen e vendit dhe përpjekjeve tona për të qenë sa më serioz në kontributin për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për palët dhe për ta kapërcyer këtë situatë politike të mbajtur ende nën ngërç ne po punojmë me seriozitet me të gjitha strukturat dhe për këtë arsye kemi nisur një seri takimesh me të gjitha forumet drejtuese të LSI-së në bazë me qëllim që të ridimonsionojmë dhe të ngremë më lart përgjegjësinë dhe angazhimin e çdo anëtari të LSI-së nga njëra anë dhe nga ana tjetër të vëmë në punë me mirë dhe me seriozitet struktura e partisë pasi i fillimi i sesionit të ardhshëm të Kuvendit pra afrimi i vjeshtës dhe i gjithë ky proces do të na vërë përpara sfidash të reja të cilat ne jo jemi vetëm të gatshëm ti përballojmë por edhe ti kurorëzojmë ato me rezultate të suksesshme. 

 

Për këtë qëllim ne kemi nisur dhe fushatën e zgjedhjeve në disa nivele. Më e rëndësishmja është fushata e zgjedhjeve që zhvillohet për kryetarin e LSI-së së Tiranës.

Është për tu evidentuar fakti që intelektual të shquar njerëz me kontribute akademike dhe me integritet intelektual janë angazhuar në këtë garë ç’ka e bënë këtë garë edhe më serioze me të fortë dhe më të bukur por në thelb ajo shpreh dhe ambicien tonë për të qenë një parti e hapur për pjesëmarrjen e intelektualëve në garë.

 

Nga ana tjetër jemi duke zhvilluar një proces serioz analizash për performancën e të gjithë përfaqësuesve të LSI-së në qeverisje me qëllim që pasi të ketë përfunduar gjashtë mujori i parë i këtij vitit të shkojmë në një analizë edhe me partnerët e tjerë në qeverisje për gjithçka që lidhet me produktin qeverisës që prej krijimit të kësaj qeverie dhe deri në këtë kohë.

 

Ne do të vazhdojmë të jemi serioz në angazhimet tona dhe do të vazhdojmë te jemi kontributor me të gjitha kapacitetet tona për të përshpejtuar procesin e integrimit europian dhe për të krijuar në vendin tonë një realitet politik dhe një klimë bashkëpunimi të dimensioneve apo standardeve europiane.

 

Opozita ka deklaruar se të gjitha draftet e negociatave janë hedhur poshtë nga negociatorët e mazhorancës. Pra sipas tyre në të gjitha rastet fajtore për dështimin është mazhoranca në lidhje me negociatat?

 

Kam përshtypjen se ky qëndrim është spekulativ sepse draftet rrëzohen apo pranohen kur palët janë ulur në tryezën e dialogut. Nga pozicione inekstremis apo nga bunker partish nuk mund të gjykojmë dhe nuk mund të konklodojmë se cili draft është pranuar apo cili draft është rrëzuar. Unë e quaj spekulim këtë qëndrim përsa kohë që palët dhe këtu kam parasysh Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste si dy partitë që kanë numrin më të madh të deputetëve në Kuvend nuk janë ulur ë tryezën e dialogut nuk janë ulur në një proces jo vetëm bashkëpunues por dhe transparent të gjykimit të drafteve apo alternativave që gjykojnë atëherë nuk mund të shprehemi me të tilla qëndrime që akuzojnë njërën palë dhe kërkojnë të nxjerrë jashtë përgjegjësisë ata vet.

 

Prandaj dhe një herë theksoj se këmbëngulja e ndërkombëtarëve dhe investimi i tyre i vazhdueshëm dhe mos-reshtja duke apeluar që palët politike në Shqipëri të gjejnë një zgjidhje është padyshim edhe ajo çfarë duhet të bëjnë aktorët politik.

 

Hapësirat për kompromis janë por që të shohim këto hapësira duhet të kuptojmë se në një shtet të së drejtës demokratik dhe ligjor çdo gjë fillon dhe mbaron me respektimin e Kushtetutës.

 

A do të ketë LSI kandidat më vetë për në Bashkinë e Tiranës apo do të jetë me kandidat të përbashkët me PD?

Ne jemi parti me kapacitete për të konkurruar për çdo garë dhe me përgjegjësi të plotë për të përballuar çdo sfidë elektorale. Natyrisht nuk është sot koha se si dhe në çfarë raportesh do të jetë partneriteti në zgjedhjet lokale. Në funksion të vullneteve politike të shprehura apo të ridimensionuara ne do të gjykojmë në kohën e duhur. 

 

Por ajo që është e rëndësishme dhe që në po e bëjmë me një analizë të detajuar të gjithë performancës qeverisëse. Natyrisht ne jemi fokusuar te performancë qeverisëse e përfaqësuesve të LSI-së por po kaq jemi të vëmendshëm dhe po analizojmë gjithçka që lidhet me qeverisjen e vendit.

0x323031302d30362d3230 Luan Rama.jpg 20:19)