16 Feb Deklarate e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama
Deklarate e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama
Deklaratë: Luan Rama
Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së
Duke qenë të vëmendshëm ndaj çdo zhvillimi pozitiv apo ndaj çdo lloj sjelljeje pozitive që dëshmon se forcat politike apo aktorët politikë në vend janë të gatshëm të përfshihen në tërësinë e reformave dhe në mënyrë të veçantë në reformën zgjedhore e konsiderojmë edhe qëndrimin më të fundit të Partisë Socialiste të artikuluar nga Sekretari i Përgjithshëm i saj Z. Ruci një shenjë pozitive të vullnetit të mirë për të vepruar në mënyrë institucionale për të vepruar në përputhje me kushtetutën dhe për të pritur verdiktin apo vendimin që japin këto institucione të mund të japin dhe të fitin në statusin e tyre verdikt në lidhje me pretendimet e shfaqura prej kohësh dhe për shkak të të cilave PS ka qëndruar deri tani jashtë institucioneve përgjithësisht dhe jashtë proceseve evropianizuese të vendit.
Natyrisht do të ishte mirë që Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese të ishin investuar shumë më herët. Do të ishte mirë që PS këtë gjë ta kishte bërë shumë më herët që ne të mos ishim sot mbas tetë muajsh në këtë realitet. Por gjithsesi jo vetëm sepse është një shprehje e njohur më mirë vonë se kurrë por asnjëherë nuk është vonë për të bërë apo për të hedhur hapat e duhur e pozitive kur është fjala për t’i shërbyer vendit dhe për të tejkaluar pozicionet që nuk janë në funksion të interesave të vendit tek një pozicion që na bën të gjithëve të jemi të angazhuar dhe që është pozicioni që ka të bëjë me integrimin evropian të Shqipërisë.
Nga kjo pikëpamje Lëvizja Socialiste për Integrim si gjithnjë vazhdon të mbete e angazhuar dhe e motivuar që të bashkëpunojë me të gjithë aktorët politikë. Vazhdon të jetë konsistente në kërkesën e saj për domosdoshmërinë e reformës zgjedhore në mënyrë të veçantë dhe për domosdoshmërinë e përfshirjes apo integrimit edhe të PS-së në këto reforma në të cilat është përfshirë vendi në mënyrë të pakthyeshme me qëllim që të gjithë së bashku të shkojmë drejt përmbushjes së atyre detyrimeve që vendosin Shqipërinë në vendin që i takon në vendin e saj të vlerave në familjen evropiane.
Koha nuk pret për të qenë më i drejtpërdrejtë afatet kushtetuese shpallja e zgjedhjeve dhe detyrimi për të përmbushur apo për të plotësuar ndryshime në përputhje me kushtetutën e bëjnë të domosdoshëm angazhimin konkret. Shprehja e vullnetit përmes qëndrimeve publike apo mediatike është njëra anë dhe nga ana tjetër është angazhimi për ta bërë realitet këtë vullnet gjë të cilën ne shpresojmë dhe besojmë që padyshim është koha dhe momenti i duhur.
Edhe një herë në emër të LSI-së e ftoj Partinë Socialiste i ftoj të gjithë aktorët politikë në mënyrë të veçantë ata parlamentar që të kuptojnë se interesat e vendit janë dominonte të kuptojnë që shërbimi ndaj këtyre interesave nuk është çështje vullneti individual por është çështje detyrimi vullnet publik për t’i shërbyer vendit në rrugën e integrimit evropian.
Z. Rama ju e quajtët pozitive deklaratën e Rucit dje por a ndani ju të njëjtin mendim me të për të mos djegur fletët e votimit?
Ka një vullnet të shprehur ndoshta më një farë mënyrë pak në nonsens me atë çka ofron ligji siç është dhe vullneti i shprehur nga mazhoranca përmes kryeministrit për të gjetur çdo mundësi që të ruajë çdo dokument që lidhet me pretendimet e PS-së. Prandaj thashë që rruga drejt komisionit të Venecias është një rrugë e ofruar prej kohësh nga mazhoranca.
Unë si njëri prej drejtuesve i një partie që është pjesë e koalicionit qeverisë që përbën mazhorancën natyrisht që e konsideroj hap pozitiv dhe padyshim që shpresoj dhe besoj që ky hap të shkojë më tej prandaj nuk ka asnjë problem nuk ka asnjë synim nuk ka asnjë pretekst që të mund ta pengojë jo vetëm fillimin nga puna të komisionit hetimor parlamentar pro edhe në ato ceshtje që është rënë dakord që të hetohet paraprakisht derisa të vijë vendimi apo qëndrimi Komisionit të Venecias.
Nga kjo pikëpamje është e udhës vendin e fjalëve ta zërë veprimi konkret dhe që nga e hëna e në vazhdim ne të shohim që edhe Partia Socialiste bëhet pjesë e këtij procesi që komisioni të fillojë nga puna i cili të jetë jo vetëm institucional në kuptimin e zbatimit të ligjit por të jetë dhe transparent me publikun që çdo gjë të shkojë në funksion dhe në zbatim të kushtetutës.
Nuk kemi asgjë kundër për të gjitha pretendimet për të cilat është rënë dakord dhe natyrisht nuk jemi kundër nëse Komisioni i Venecias shprehet pro çdo pjese që ka artikuluar PS-ja. Por duhet të kuptojmë një gjë: Të presësh që të shprehet apo të japë verdiktin një institucion siç është komisioni i Venecias nga njëra anë dhe nga ana tjetër të paralajmërosh protesta ka një inkoherencë në qëndrime nonsens edhe politik. Ndaj thashë që është e rëndësishme që Partia Socialiste të përfshihet të integrohet në tërësinë e reformave për të cilat ka nevojë vendi.
0x323031302d30392d3138 Luan Rama.jpg 13:43)