Deklarate e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama

Deklarate e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama

Deklarate e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama

Rezoluta e Parlamentit Evropian është në vazhdën e një qëndrimi konstant në mbështetje të të gjithë këtij procesi europianizues në të cilin është përfshirë Shqipëria.

 

Rezoluta rithekson edhe një here rrugën nëpër të cilën duhet të ecë Shqipëria dhe në mënyrë të veçantë është dokumenti që përcakton në këtë mënyrë edhe sjelljen politike të klasës politike të vendit e cila duhet të dominohet dhe të udhëhiqet nga interesat evropiane të vendit dhe jo  nga interesat e njërit apo tjetrit grup.

 

Nga kjo pikëpamje LSI e vlerëson rezolutën më të fundit të Parlamentit Evropian si një dokument të rëndësishëm qe sjell ne vëmendjen tone apelin e  nevojshëm për të krijuar klimën e domosdoshme të bashkëpunimit për të gjetur atë çka është e përbashkëta në gjithë këtë moment të rëndësishëm që ka të bëjë me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE .

 

 Për këtë arsye LSI jo vetëm e vlerëson dhe një herë këtë rezolutë por edhe i fton  nga ana tjetër aktorët dhe faktorët politikë në vend që të vazhdojnë të gjejnë mundësi dhe rrugët që i çojnë në dialogun politik tek konsensusi i nevojshëm për të gjetur dhe realizuar zgjedhjet më të mira në favor të Shqipërisë.

 

Z. Rama si e vlerësoni votimin e  djeshëm të LSI-së për kandidatin për anëtar të gjykatës së lartë ndryshe nga deputetët e PD-së?

 

LSI e ka kredo të veten e ka konstante te domosdoshme krijimin e kushteve për promovimin e specialistëve të zotë në të gjitha fushat. Nga kjo pikëpamje votimi  në Kuvend i katër deputetëve të LSI-së pro kandidaturës për Gjykatën e Lartë të Sokol Çomos të propozuar nga Presidenti i Republikës është së pari shenjë e integritetit politik të LSI-së është dëshmi e faktit që deputetët e LSI-së udhëhiqen nga domosdoshmëria për të vlerësuar profesionistët.

 

Ky qëndrim është motivuar nga fakti që cilësitë profesionale integriteti intelektual dhe qytetar dhe padyshim kontributet në të mirë të vendit janë dhe ngelen konstante të pandryshueshme në vlerësimin e secilit kandidat. Zoti Çomo në vlerësimin e deputetëve të LSI-së në vlerësimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim ishte një kandidat që meritonte të votohej pro.

 

Është një personalitet me integritet profesional dhe intelektual dhe  pikërisht për këtë arsye ne gjykuam dhe vendosëm që të votojmë pro kandidaturës së tij.

Natyrisht që ne jemi në koalicion me Partinë Demokratike për çështje të rëndësishme që  kanë të bëjnë me integrimin evropian dhe me zhvillimin e vendit. Por ndërkaq në ato raste kur gjykojmë se cenohen parimet apo kriteret që kanë të bëjnë me motivimin e profesionistëve të zotë në karrierën e tyre atëherë ne nuk jemi ushtarët e rreshtit por jemi forcë politike me integritet dhe me individualitet politik dhe për këtë ne jemi një vlerë e shtuar në qeverinë e integrimit evropian të Shqipërisë.

 

Z. Rama kjo do të thotë se PD nuk diti ta vlerësojë kandidaturën e Sokol Çomos?

 

Unë thashë se mbi c’ baza apo mbi ç’kritere është mbështetur LSI-ja për të votuar kandidaturën e Z. Çomo. Ndërkaq arsyet pse PD dhe deputetët e saj kane votuar kundër janë bërë të njohura nga vetë deputetët apo nga diskutimi që është bërë në lidhje me kandidaturën e tij në komisionin e posaçëm parlamentar të çështjeve ligjore apo dhe në vetë qëndrimin që mbajti PD.

 

Unë nuk dua të komentoj qëndrimin e PD-së dhe te deputetëve të saj por nënvizoj edhe një herë që për LSI-së promovimi i specialistëve të zotë mbështetja inkurajimi i karrierës së atyre që kanë integritet profesional dhe intelektual është një konstante e pandryshueshme.

0x323031302d30372d3039 Luan Rama.jpg 15:19)