16 Feb Deklarate e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama
Deklarate e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama
Deklaratë: Luan RAMA
Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së
Jam sot këtu një vit pas shpalljes së koalicionit politik qeverisës midis Lëvizjes Socialistë për Integrim dhe mazhorancës që drejton Partia Demokratike e z. Berisha të mund të them se koha i dha të drejtë LSI-së. Ne jo vetëm lexuam me shumë realizëm dhe përgjegjshmëri votën që qytetarët shqiptarë dhanë në zgjedhjet e viti të kaluar por edhe ju përgjigjëm po ashtu me shumë përgjegjshmëri politike qytetare dhe shumë atdhetare mesazhin e atij votimi i cili imponoi krijimin këtij koalicioni të bashkëqeverisjes që u quajt u konsiderua dhe rezultoi në fakt Koalicioni i Integrimit Evropian të Shqipërisë.
Një vit më pas vendi jo vetëm vazhdon të ecë me ritme të shpejta në rrugën e plotësimit të gjitha detyrimeve që kërkon anëtarësimi i Shqipërisë në BE por ne me këtë veprim që ndërmorëm një vit më parë ruajtëm stabilitetin qeverisës të vendit ruajtëm funksionimin kushtetues të institucioneve dhe kontribuam që ky stabilitet qeverisës dhe funksionimi normal i institucioneve të vendit të vazhdonte më tej për të mbërritur sot në një realitet tjetër. Në një realitet shuam pozitiv. Jo vetëm përsa u përket angazhimeve madhore që ka vendi po me gjithçka që lidhet me standardet e një qeverisje të mirë. Shqipëria anëtare e NATO-s vend që ecën me ritmet e duhura drejt anëtarësimit në BE ka përmbushur të gjitha detyrimet që kërkon liberalizimii i vizave dhe jemi në prag të mbylljes përfundimisht të kësaj praktike dhe të çeljes përfundimisht të hapësirës Shengen për shqiptarët që të lëvizin të lirë si të gjithë bashkëqytetarët e tyre evropianë.
Nga ana tjetër kemi dëshmuar se angazhimet tona kanë qenë angazhime në të mirë dhe në shërbim të vendit të lidhura me një sërë reformash të rëndësishme që kanë të bëjnë me standardet e qeverisjes së vendit. Dhe për shkak të angazhimit të LSI-së dhe për shkak të kontributit qeverisës të LSI-së qeverisja e vendit ka shkuar më pranë qytetarëve është bërë më sociale dhe ka fituar një dimension më njerëzor më human çfarë është dhe në themelet e platformës tonë politike dhe qeverisës apo të Planit të Veprimit.
Stadi në të cilin ndodhet vendi nuk është thjesht dhe vetëm për t’ju referuar arritjeve por edhe çfarë është më e rëndësishme ka të bëjë me një sërë angazhimesh të tjera prioritare drejt plotësimit të kritereve që kërkon marrja e statusit kandidat për anëtar në BE por nga ana tjetër është dhe një shans tjetër një mundësi tjetër që e gjithë klasa politike e vendit pavarësisht në pushtet apo në opozitë të kontribuojnë për të ardhmen e vendit të investojnë energji pozitive në të mirë të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë sepse në fund të fundit e gjithë kjo që po bën qeveria ku LSI është kontributore shumë e rëndësishme nuk është vetëm sfidë e qeverisë është një sfidë për të gjithë shoqërinë shqiptare është sfidë në radhë të parë për klasën politike të vendit. E gjitha çka lidhet me progresin ecurinë e vendit për në BE në fund të fundit është jo vetëm ëndrra e të gjithë shqiptarëve por është edhe ajo çfarë presin shqiptarët të realizohet nga qeveria e tyre dhe nga të gjithë ata që kanë marrë përsipër të bëjnë politikë në këtë vend të bëjnë politikë evropiane për të pasur produkt evropian.
Nga kjo pikëpamje unë ftoj opozitën dhe PS-në që ta shohë të gjithë angazhimin e vet në fokusin e zhvillimeve evropiane të Shqipërisë ne fokusin e interesave evropiane të Shqipërisë dhe të dominohet nga këto interesa dhe jo nga interesa që nuk kanë të bëjnë me interesat europiane te vendit PS të angazhohet në mënyrë produktive të investojë energji pozitive dhe të jetë pjesë për aq sa vendi kërkon. Të jetë pjesë për aq sa i kanë besuar qytetarët me votën që i kanë dhënë duke e lënë në opozitë dhe të përmbushë misionin e saj si opozitë e një vendi demokratik evropian si një opozitë evropiane dhe të jetë pjesëmarrëse dhe kontributore në tërë këtë proces.
Unë shpresoj dhe besoj se vetëdija politike dhe atdhetare e socialistëve shqiptarë do ta bindë dhe lidershipin e vet të orientohet në këtë kah evropian të zhvillimeve të vendit. Për shkak të vetëdijes dhe kontributit që ata kanë dhënë për të mbërritur në këto standarde që ka Shqipëria unë besoj se PS do të gjejë rrugën e duhur për të qenë edhe ajo njëra nga kontributoret e rëndësishme për Shqipërinë evropiane.
Cili është komenti juaj për deklaratën e bere nga deputeti socialist Taulant Balla qe kërkoi dorëheqjen e zotit Meta nga posti i ministrit te jashtëm pas arrestimit te një punonjësi te MPJ?
Një nga arritjet e mëdha dhe që është një faktor i rëndësishëm që përshpejton vendimmarrjen për liberalizimin e vizave është vendosmëria jo vetëm për të mos toleruar për shkak të tolerancës zero ndaj veprimeve të kundra-ligjshme por edhe për të dënuar në kohë dhe me përgjegjësi e efikasitet maksimal çdo individ që vepron në kundërshtim me ligjin dhe gjithçka ka të bëjë me etikën e punë së një funksionari në administratë e shtetit shqiptar.
Për fat të mirë ju po pyesni në lidhej me deklaratën e deputeti Balla një njeri i cili për shkak të detyrave që ka kryer zotëron informacion të detajuar dhe padyshim edhe të provuar të veprimtarisë kriminale dhe të trafiqeve që qarkullojnë në hapësirën Ballkanike dhe më gjerë. Unë nuk kam asnjë sensibilitete të veçantë ndaj rastit për të cilin ju pyesni sepse ai dhe çdo qytetar tjetër që është v&
euml;në përpara drejtësisë të ndëshkohet nga drejtësia për gjithçka ka bërë.
Nga ana tjetër deklarata e z. Balla është spekulative dhe këtu qëndron padyshim edhe imoraliteti i qëndrimit. Nga informacionet që unë kam personat për te cilët flet zoti Balla nuk kanë lidhej me trafiqe dhe me situata për të cilat dhe Balla është në dijeni dhe për të cilat është ndaluar në Bullgari për shembull.
Zëdhënia prej pozitës se sponsorizuar prej një enturazhi qe vepron me prapavije kriminale dhe qe servilet për fat te keq nen ombrellën apo flamurin e PS-se nuk mund të shërbejë për të kontaminuar në mënyrë të qëllimshme me deklarata të tilla spekulative as përfaqësuesit e LSI-së në qeverisje dhe as qeverisjen e vendit sepse thashë standardet mbi të cilat punon qeveria shqiptare standardet mbi të cilat punojnë të gjithë përfaqësuesit e LSI-së në qeverisjen e vendit janë standardet euro-atlantike të zbatimit të ligjit për cilindo që rezulton fajtor dhe të vënies përpara përgjegjësisë të cilitdo që rezulton i dyshuar apo që është nen hetim.
Prandaj është koha që fjalën t’ja lëmë drejtësisë dhe është koha që spekulantë politikë të mos përmendin emra individësh të parëndësishëm apo jo në hierarkinë e administratës shtetërore për të krijuar situata politike të panevojshme sepse duke qenë spekulativë dëshmojnë në fakt jo pjekuri politike por se ajo që dominon në vetëdijen dhe qëndrimin e tyre politik në fakt nuk ka të bëjë me interesat evropiane të vendit.
0x323031302d30372d3035 Luan Rama.jpg