Deklarate e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama

Deklarate e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama

Deklarate e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Luan Rama Deklaratë: Luan RAMA

Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së

Tiranë: 23/05/2010.

 

Në  emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim dua të përshëndes qëndrimin e mbajtur sot me votimin unanim në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian  pro rezolutës për Shqipërinë dhe në mënyrë të veçantë vendimin për liberalizimin e vizave apo thënë më thjeshtë heqjen e vizave për të gjithë qytetarët e Shqipërisë për të lëvizur lirisht në hapësirën Shengen.

 

Ky është padyshim një moment tepër i rëndësishëm vlerësimi natyrisht por edhe konfirmimi për arritjet e bëra për të gjitha reformat që ka ndërmarrë dhe që ka realizuar qeveria shqiptare. Është gjithashtu një konfirmim për punën e jashtzakonëshme të bërë për të përmbushur të gjitha kriteret është certifikimi i standardeve evropiane  në të cilat ndodhet Shqipëria gjë për të cilin meritojnë përshëndetjen dhe vlerësimin të gjithë ata që kanë qenë pjesë e angazhimit dhe  e këtij kontributi.

 

Ndaj dëshiroj të theksoj se  në fund të viti së bashku me 20 vjetorin e pluralizmit politik në Shqipëriqytetarët shqiptarë të mund të festojnë edhe liberalizimin e vizave apo heqjen e  murit të vizave që ka qenë një pengesë shumë  e madhe.

 

Duke e  parë këtë vendim së pari si një çështje të rëndësishme dinjiteti duke e vlerësuar si një moment shumë të  rëndësishëm të integrimit evropian të vendit dhe duke e respektuar këtë si një moment që kërkon më shumë përgjegjësi më shumë angazhim më shumë kontribut të të gjithë aktorëve së pari të aktorëve politikë besoj që pas liberalizimit të vizave të angazhohemi me më shumë përgjegjësi më shumë angazhim dhe me më shumë kontribute për të mbërritur më në fund tek ajo çfarë është dhe aspirata jonë e  përbashkët ajo çfarë është në thelbin e  këtij investimi dhe që ka të bëjë me anëtarësimin e  Shqipërisë në Bashkimin Europian.

 

Unë nuk mund të lë pa falënderuar në emër të LSI-së të gjithë eurodeputetët që kanë votuar rezolutën dhe në mënyrë të veçantë do të veçoja këtu një falënderim të posaçëm për të gjithë eurodeputetët e majtë të cilët përmes këtij votimi sjellim dhe për aktualitetin politik shqiptar apelin e nevojshëm se si duhet të sillen të gjithë politikanët e përgjegjshëm sesi duhet të sillen të gjithë ata që mendojnë dhe punojnë për Shqipërinë evropiane.

 

Ndërkaq qëndrimi i sotëm është një herësh dhe një apel i rëndësishëm. Është më shumë se kaq një thirrje për më tepër angazhim për më shumë përgjegjësi. Prandaj gjej rastin sot t’i kërkoj qeverisë shqiptare që të vazhdojë më me ngulm përpjekjet për të  përmbushur dhe ato pak detyrime që kanë mbetur deri tek arritja e heqjes përfundimtare të vizave dhe njëherësh më lejoni ta konsideroj këtë si një moment ku secili politikan shqiptar të kuptojë dhe të gjejë veten tek konstantja evropiane e zhvillimeve në Shqipëri. Është koha për të lënë mënjanë demagogjinë dhe retorikat pa vend për të qenë pjesë e  angazhimit dhe e kontributit për hyrjen përfundimtare të  Shqipërisë në BE.

 

Shqipëria në NATO Shqipëria evropiane ka nevojë në këto momente për sjellje evropiane të politikanëve të saj.

 

Zoti Rama si e vlerësoni deklaratën e kryetarit të PS-së që thotë se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale pa hapjen e  kutive?

 

Duke ju referuar pyetjes suaj që ka të bëjë me faktin se kryetari i Partisë Socialiste ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale më lejoni të them se vetëdija politike dhe atdhetare e socialistëve shqiptarë nuk mund të pranojë që socialistët shqiptarë të mbeten jashtë rrjedhës jashtë trendit evropian të zhvillimeve të vendit.

 

Natyrisht shpresoj dhe besoj se socialistët shqiptarë ata që janë pjesë  e kontributit të standardeve në të cilat gjendet Shqipëria sot të kuptojnë se pjesëmarrja kontributi energjitë pozitive janë një sjellje europiane me të cilat ne duhet të ballafaqohemi me njëri-tjetrin dhe jo vetëpërjashtimi bojkoti mospjesëmarrja apo më keq akoma shfaqja me rudimente të një politike arkaike të një politike më të vjetër sesa politika e vjetër që nuk i shërben Shqipërisë.

 

E gjitha kjo që po ndodh sot domethënë mbërritja në momentin  heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë një stad më i avancuar dhe më i konsoliduar në rrugën drejt integrimit të Shqipërisë është një fakt domethënës se Shqipëria evropiane dhe Shqiptarët  evropianë meritojnë tjetër sjellje politike meritojnë tjetër hapësirë për kontribute në të mirë të integrimi evropian të Shqipërisë.

 

Zoti Rama si e vlerësoni ju këtë moment dhe cili ka qenë roli i ministrit të jashtëm dhe njëkohësisht e kreut të LSI-së në këtë pjesë?

 

Padyshim që edhe votimi i sotëm qëndrimi i komisionit të jashtëm të Parlamenti Europian  dëshmon  edhe një herë atë që  ka ndodhur që me fillimit e punës së qeverisë pas zgjedhjeve të 28 qershorit se angazhimi politik i zotit Meta si kryetar i LSI-së dhe si Ministër i Jashtëm dhe Zv. Kryeministër por më shumë se kaq dhe angazhimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qeverisje ka qenë kontribut pozitiv cilësisht efektiv në të mirë të integrimit të vendit.

Zoti Meta në realitetin politik shqiptar të këtyre 20 viteve të fundit ka 20 vjet që po punon për të mbërritur tek Shqipëria evropiane. Këtë gjë ka b&
euml;rë zoti Meta dhe në lëvizjen e dhjetorit këtë gjë ka bërë zoti Meta dhe si protagonist politik në lidershipin e Partisë Socialiste dhe si kryeministër i saj këtë gjë ka bërë zoti Meta dhe në opozitë dhe këtë gjë ka bërë dhe po bën zoti Meta dhe LSI-ja në përbërje të qeverisë së integrimit evropian të Shqipërisë. Interesat politike të zotit Meta dhe të LSI-së janë një me interesat e qytetarëve të Shqipërisë dhe të Shqipërisë Europiane. 0x323031302d30362d3233 Luan Rama.jpg 15:37)