16 Feb Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së
Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së z. Luan Rama
“Në këtë moment që jam përpara jush është mbyllur procesi i votimit në të 12 qendrat e votimit ku është votuar sot për drejtuesit e LSI-së së Tiranës. Ka përfunduar votimi.
Jemi në fazën e administrimit të dokumenteve zgjedhore.
Kanë mbërritur në selinë qendrore të LSI-së pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të ngritur këtu kutitë e votimit dhe dokumentet e tjera zgjedhore. Është fakt i rëndësishëm për anëtarët dhe veprimtarët e LSI-së por dhe për opinionin publik që të bëj të ditur se në këtë ditë të rëndësishme kanë marrë pjesë në zgjedhje 4288 votues nga diçka më shumë se 7300 anëtarë që i bie afërsisht 60 % e efektivit të LSI-së për Tiranën ka marrë pjesë në zgjedhjet e sotme.
Nga njësitë apo pjesëmarrja e strukturave të LSI-së sipas njësive rezulton me treguesit më të mirë të pjesëmarrjes në votim njësia numër 2 me 740 votues ndërkaq që më dobët rezulton njësia numër 9 me 207 votues.
Në vijim pasi të jetë bërë administrimi i dokumenteve zgjedhore Komisioni do të fillojë me procesin e numërimit të fletëve të votimit për të shpallur që sonte fituesin midis kandidatëve për kryetar të LSI-së së Tiranës ndërkohë që do të vazhdojë më tej me të gjitha kandidaturat e tjera për funksionet e tjera për të cilat është konkurruar.
Dëshiroj të konfirmoj përpara jush rëndësinë e veçantë që ka ky proces sepse shënon cilësisht një standard tjetër efektivisht i jep një vlerë dhe një dimension tjetër parimit një anëtar-një votë dhe nga ana tjetër na krijon mundësinë të bëjmë një test dhe një njohje reale të gjithë strukturave të LSI-së në Tiranë ç’ka na mundëson që të programojmë më mirë punën në funksion të përgatitjeve për të kurorëzuar me sukses edhe betejën apo sfidën e ardhshme politike apo elektorale atë që ka të bëjë zgjedhjet e afërta për qeverisjen vendore”.
0x323031302d30392d3236 Luan Rama.jpg 10:49)