Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së

” Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama

Të hënën në ditën e kolapsit të rëndë të trafikut në kryeqytet kryetari i Bashkisë së Tiranës alias edhe kryetari i Partisë Socialiste doli dhe akuzoi rëndë strukturat e Policisë së Shtetit në mënyrë të veçantë Shërbimin e Qarkullimit Rrugor për përfshirje në një komplot sipas tij të udhëhequr nga Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm për të bllokuar trafikun dhe për të bërë kështu të mundur shfaqjen e zemërimit popullor të qytetarëve të Tiranës apo edhe të tjerëve që qarkullonin në Tiranë kundër Edi Ramës. Natyrisht Edi Rama për arsye politike mund të sulmojë Kryeministrin e vendit apo cilido funksionar tjetër të lartë politik por është e papranueshme është e turpshme dhe e pamoralshme  të sulmojë një institucion të rëndësishëm të zbatimit të ligjit dhe efektivin e Policisë së Shtetit dhe në mënyrë të veçantë pjesën që sakrifikon më shumë në ditë të tilla atë të shërbimit të qarkullimit rrugor. Shfaqja me këtë format papërgjegjshmërie nuk është e para e Edi Ramës por është skandaloze për nga mënyra se si kryetari i Bashkisë së Tiranës sillet ndaj një shërbimi ndaj të cilit më sëpaku duhet të jetë partner. Kjo është njëra anë e problemit. Pjesa tjetër e problemit ka të bëjë me faktin që publiku qytetarët dhe në mënyrë të veçantë punonjësit nën uniformën e përfaqësuesit të Policisë së Shtetit kanë pritur që në mos kryetari të paktën Partia Socialiste të distancohej nga qëndrimi i papërgjegjshëm dhe nga akuzat e turpshme ndaj Policisë së Shtetit gjë që për fat të keq nuk ndodhidhe nuk u distancuan as të paktën disa prej përfaqësuesve të Partisë Socialiste që kanë qenë drejtues të Ministrisë së Brendshme që kanë punuar me punonjësit e policisë dhe që e dinë shumë mirë sakrificën që ata bëjnë për të garantuar rendin dhe sigurinë edhe në qarkullimin rrugor në Tiranë dhe për t’i shërbyer qytetarëve. Gjithësesi kjo është puna e tyre. Është në përgjegjësinë e tyre dhe në turpin e tyre të ngrenë akuza të tilla të rëndomta dhe të paprincipta kundër Policisë së Shtetit. Sjellje të tilla janë tipike për keqbërësit apo për të gjithë ata që kanë probleme me organet zbatimit të ligjit.
 Unë dëshiroj që me përgjegjësinë qytetare dhe politike si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim por edhe si njëri prej atyre që ka punuar në ministrinë ku është pjesë struktura e policisë dhe më mënyrë të veçantë ajo e qarkullimit rrugor t’i garantoj punonjësit e Policisë së Shtetit se qëndrimi i papërgjegjshëm i Edi Ramës nuk është aq qëndrimi as vlerësimi dhe as opinioni i socialistëve dhe i mbështetësve të tyre të cilët kanë qenë gjithmonë në anën e punonjësve të policisë në anën e organeve të zbatimit të ligjit. Prandaj ata të vazhdojnë detyrën me rigorozitet me seriozitet dhe me përkushtim të pandikuar nga të tilla akuza dhe qëndrime të papërgjegjshme sepse misioni i tyre është të shërbejnë për qytetarët në zbatim të ligjit. Nga ana tjetër Lëvizja Socialiste për Integrim i inkurajon strukturat e Policisë së Shtetit të vazhdojnë të bëjnë detyrën të vazhdojnë t’i shërbejnë qytetarëve të vazhdojnë t’i shërbejnë me profesionalizëm dhe me korrektesën e tyre edhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës i cili më së paku të ketë mirësinë t’u kërkojë ndjesë.
         
Pyetje: Zoti Rama opozita ka lëshuar akuza për pasurinë e kryetarit të LSI-së Ilir Meta si edhe për selinë qendrore të LSI-së. Cili është komenti juaj?
 
Janë akuza dhe shpifje në vazhdën e të njëjtave qëndrime hipokrite e të pabazuara në fakte dhe spekulative që amplifikon dhe distribuon lidershipi josocialist i Partisë Socialiste. Ilir Meta ia ka bërë të qartë Partisë Socialiste edhe kur ka qenë Kryeministër i Partisë Socialiste edhe kur është akuzuar më parë dhe e bën edhe një herë të ditur në vijimësi qëndrimin e vet që për çdo fakt për çdo dokument për çdo provë që mund të kenë të gjithë ata që nxjerr si shpërndarës thashethemesh Edi Rama t’i drejtohen organit të hetimit. Të drejtohen në organet e zbatimit të ligjit në institucionet e verifikimit të pasurive dhe vetëm paskëtaj të mund të kenë guximin dhe kurajon të dalin të flasin para publikut e të përmendin emrin e Ilir Metës.
Për ta kuptuar ju se sa e pabazë se sa e pacipë është kjo mori akuzash më lejoni të shpjegoj që godina qendrore e LSI-së është në pronësi të një mikut të Edi Ramës. Është në pronësi të qytetarit Muharrem Berisha kampion i njohur ish-sportist i njohur i Dinamos në kohën kur edhe Edi Rama vishte bluzën e Dinamos dhe nëse Edi Rama ka ndonjë merak për vërtetësinë apo për gjithçka lidhet me pronësinë e kësaj godine t’i drejtohet mikut të tij dhe të marrë informacionin e nevojshëm më përpara se të nxjerrë në ekran për të keqpërdorur apo për të abuzuar individë pa integritet moral politik dhe qytetar.
LSI me qytetarin Muharrem Berisha që është një veprimtar i LSI-së ka marrëdhënie kontraktuale bazuar në legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë dhe e gjithë kjo marrëdhënie është në sytë e publikut në sytë e institucioneve dhe për të cilën Edi Rama ka dijeni të plotë të detajuar dhe të saktë. Por e thashë dhe po e përsëris edhe një herë Edi Rama për arsye që lidhen me ambiguitetin e tij vazhdon të keqpërdorë dhe të abuzojë me shpërndarës të paturpë thashethemesh që janë tashmë të njohur si individë pa personalitet pa dinjitet dhe pa kredibilitet moral politik dhe qytetar.

0x323031302d31312d3234 Luan Rama.
jpg 22:53)”