Deklarate e sekretarit te pergjithshem te LSI

Deklarate e sekretarit te pergjithshem te LSI

Deklarate e sekretarit te pergjithshem te LSI z. Petrit Vasili

DEKLARATE: Petrit VASILI
Sekretar i Përgjithshëm i LSI
Tiranë :18. 11. 09

 

Jemi të shqetësuar për këtë kurs politik të ndërmarrë nga opozita i cili është vënë vetëm në dispozicion të interesave personale karierriste dhe korruptive të kryetarit të PS

Shqipëria po ecën përpara në procesin e liberalizimit të vizave dhe kjo po vlerësohet shumë pozitivisht nga partnerët ndërkombëtarë duke realizuar ëndrrën e shqiptarëve të cilët nga qytetarët më të izoluar 20 vjet më parë do të mund të lëvizin si qytetare normale Evropianë.
Është vërtetë dëshpëruese që vetëm Edi Rama e përjeton si makth këtë arritje kaq të madhe dhe ndërsa kohë më parë bënte kasandrën e thoshte se aplikimi i Shqipërisë nuk do të kalonte sepse nuk ishin realizuar standardet e zgjedhjeve vetëm sepse zgjedhjet nuk i fitoi vetë dhe sot flet e sikletoset për  vonesa.

Thirrjeve konstruktive dhe dashamirëse të mazhorancës për të kontribuar në këtë aksion historik ai i përgjigjet me mllef dhe baltë.Po si mundet që Edi Rama akuzon për vonesë në Integrim?!!!!Është e vërtetë që Integrimi i Shqipërisë duhet të ishte më i shpejtë dhe të gjithë kanë përgjegjësi për këto vonesa por Edi Rama është njeriu i vetëm që nuk mund të flasë për vonesa pasi për 10 vjet në Tiranë mezi arriti të përgatisë një gjysmë plan rregullimi por dhe ai në funksion të interesave të ngushta klienteliste ndërkohë që duhet ta bënte atë që në mandatin e parë dhe ky është rekordi shqiptar vonesave.

 

Kush alarmohet për korrupsion se Shqipëria qenka e 95-ta në Botë kur në klasifikimin për procesin e lejeve të ndërtimit Bashkia e Tiranës është e 173-ta në Botë dhe për këtë duhet të reflektojë sa më parë.

Kush shqetësohet për tunelin e Kalimashit???!! Është pikërisht ai që është gëzuar për çdo problem që ndodhte atje pasi ka qenë kundra ndërtimit të kësaj vepre historike dhe ka hedhur baltë pa fund ndaj saj ndërkohë që balta mbyt Tiranën vetëm mbas pak orëve me shi.

Kush shqetësohet për transparencën e investimeve ka të drejtë dhe ne do të bëjmë gjithçka për të qenë transparentë për çdo euro të shpenzuar ndërkohë që miliona euro të qytetarëve të Tiranës bllokohen në investime të mbyllura jo transparente dhe të fshehura.

Kush shqetësohet për kapjen e mediave???!! Ai që më presionet bashkiake të tij është përpjekur të terrorizojë pronarët e mediave. Ai që lirinë e medias e kupton si liri për ta shpërdoruar atë ai që mbylli kongresin e tij para mediave ai që e ka refuzuar median si një mundësi për debate me gazetarët dhe rivalet e tij politikë duke u përpjekur ta shndërrojë atë thjesht dhe vetëm një vend për shtjellimin e monologjeve të tij tautologjike të një neo diktatori fëminor.

Demagogjia dhe hipokrizia alla bolshevike është përgjigja e kryetarit të Bashkisë ndaj thirrjeve të përgjegjshme konstruktive dhe euriopeiste të mazhorancës për bashkëpunim.

 

Kërcënimet qesharake se do të përmbys qeverinë me dhunë si në republikat që ekzistojnë vetëm në fantazinë  e tij janë fundi i iluzionit se atë që nuk arriti dot më paratë e tij të ndotura në 28 qershor me fiksimin maniacal për të rrëmbyer të gjithë pushtetin në një dorë sigurisht që nuk mund ta realizojë dot në një Shqipëri gjithnjë e më shumë  evropiane dhe tashmë anëtare të NATO-s.

Paratë e mbetura dhe të shpërdoruara keq në mitingje me anti ideale personale janë modeli anti evropian i drejtuesve që shtetin dhe Shqipërinë e shikojnë thjesht dhe vetëm si një nga xhepat e kuletës së tyre dhe si të tilla nuk mund të jenë mitingje të popullit por refleksione të një biznesi privat të dështuar.

E gjithë kjo farsë qesharake kërcënuese është rikthimi me fatkeq i një politike shumë të vjetër që nuk gjendet në asnjë model të asnjë partie politike në Evropë.

Shqipëria e cila ka hyrë në rrugën e pakthyeshme të integrimit evropian nuk mund të ndalet në këtë rrugë që është rruga e vetme e gjithë shqiptarëve nga asnjë lloj interesi i vogël apo personal dhe i askujt. Shqipëria evropiane dhe politika e re evropiane debatohet në parlament dhe në rrugë qëndrojnë vetëm ata lider të cilëve kostumi kushtetues dhe demokratik i parlamentit u rri ngushtë.

Nuk mund të kërcënojë me ndërprerje dhe mungesë shërbimesh qytetarët e Tiranës një kryetar bashkie kur nuk u ka shërbyer ndonjëherë atyre por vetëm vetes së tij.

 

Përfundimisht ka vetëm një provë sot përballë çdo politikani dhe partie politike:
Ose kontribut të pakursyer pa komplekse me përkushtim që shqiptarët të jenë qytetarë të Evropës e të lëvizin lirshëm në kontinentin ku jetojnë për mijëra vjet ose në rrugë kundër shqiptarëve dhe kundër mundësive të tyre për një jetë më të mirë në funksion vetëm të kuletës dhe karrierës personale të një kryetari. Ata që kanë zgjedhur të dytën sigurisht më shumë se çdo gjë tjetër dëmtojnë veten e tyre.

0x323030392d31312d3138 17:01)