15 Feb Deklarate e Sekretarit te Pergjithshem te LSI
Deklarate e Sekretarit te Pergjithshem te LSI z.Petrit Vasili
Jemi ketu per te ftuar Edi Ramen qe te administroje me qetesi humbjen e zgjedhjeve dhe ta pronoje ne menyre qytetare ate sepse ky ishte verdikti qe dhane shqiptaret ne 28 Qershor.
Sot eshte dita kur Edi Rama do te duhej te reflektonte dhe te kerkonte ndjese per fajin fatal per Kodin Zgjedhor antiopozitar qe ai beri me qellimin e vetem per te asgjesuar LSI dhe qe i humbi opozites se paku 12 mandate shumica e te cileve i perkisnin LSI si dhe per mijera vota opozitare te cilat vajten dem per shkak te formulave te liga.
Opinioni publik duhet ta dije se deri dje Edi Rama i çonte emisare Ilir Metes per t’u bere Kryeminister i vendit duke blere deputete nga e djathta duke mos u cliruar dot nga filozofia e trafikimit te votave dhe njerezve filozofi e cila ishte edhe baza e mekanizmit mafioz dhe policesk manipulativ te tij ne dem te mijera e mijera votave te LSI ai deshtoi edhe ne tentativen e ndertimit te nje qeverie PS –PD qe do te destabilizonte thelle vendin dhe do ta zhyste ate ne krize te thelle politike ekonomike dhe sociale dhe doli me pas nen trysnine e deshtimit qe te hidhte balte dhe mllef mbi marreveshjen parimore dhe kushtetuese ndermjet LSI dhe PD.
Edi Rama duhet te skuqet e turperohet kur i permend 87 mije votat e LSI sepse ato ishin votat e sakrificave te njerezve te LSI qe i shpetuan thonjve manipulative te mafiozeve te paguar me miliona euro nga Edi Rama. Ai duhet ta dije mire se jo vetem ata por edhe mijera votues te tjere te LSI vota e te cilave ju vodh paturpesisht provojne zemerim dhe neveri kur degjojne Edi Ramen te flase per to pasi.
Ne kemi qindra fakte qe provojne manipulimin e turpshem te komisionereve te paguar nga Rama te cilet do te ndiqen edhe penalisht dhe neqoftese Edi Rama kerkon sinqerisht tu shkoje te vertetava deri ne fund e ftojme te hapim se bashku te 4700 kutite e votimit dhe jo vetem ato ku skema manipuluese e tij ka deshtuar.
Eshte momenti qe Rama te administroje me dinjitet humbjen dhe te mos vazhdoje me te perdore si mburoje PS per interesat e tij te brendshme personale dhe partiake.
Eshte gjithashtu momenti qe Edi Rama te reflektoje per hartimin e nje Reforme zgjedhore te re te thelle dhe te ndershme thellesisht te ndryshme nga ky Kod zgjedhor i pandershem qe sakrifikoi dhe perdhosi mijera vota opozitare per hir te ambicjes se papermbajtur te Rames per te fituar i vetem dhe per te pasur ne grushtin e tij te gjithe shtetin shqiptar.
E ftojme Ramen te heqe dore nga destruktiviteti dhe obstroksionizmi i vjeteruar qe bllokon institucionet dhe funksionimin e shtetit per hir te problemeve te brendeshme te tij me partine dhe karrieren e tij probleme qe duhet ti zgjidhe me veten dhe partine qe akoma drejton.
E ftojme Ramen qe me qetesi dhe pa mllef te vere interesat e integrimit te demokracise dhe stabilitetit te vendit mbi interesat e ngushta dhe te vockla personale sepse karriera e çdo politikani eshte e parendesishme krahasuar me keto aspirata madhore te vendit.
0x323030392d30372d3034 23:21)