Deklarate e Sekretarit te Pergjithshem te LSI

Deklarate e Sekretarit te Pergjithshem te LSI

Deklarate e Sekretarit te Pergjithshem te LSI z.Petrit Vasili Situata politike eshte renduar se tepermi ditet e fundit dhe qytetaret shqiptare brenda dhe jashte vendit jane sot shume te preokupuar per cka po ndodh ne Shqiperi.
 
Me shqetesimin madhor per kete situate qe po perjeton vendi Ne u bejme thirrje Berishes dhe Rames te kontribuojne per c`tensionimin e menjehershem te situates dhe per te mos cenuar me tej standartet tashme shume te kompromentuara te ketyre zgjedhjeve.
 
Imazhi i vendit eshte cenuar rende nga keto zgjedhje pa standarte dhe cdo hap i metejshem i papergjegjshem lidhur me tensionimin e situates do te conte ne nje prishje te imazhit me pasoj afatgjata dhe shume te demshsme per vendin dhe procesin e integrimit te vendit ku pergjegjesia do te rendonte mbi keto dy forca politike.
 
Ju bejme thirrje ketyre forcave politike per te hequr dore nga perpjekjet per te ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve me cdo lloj forma presioni dhe mjetesh antiligjore.
 
Ju kerkojme te mos krijojne me tej tensione artificiale qe cojne ne konfrontime te panevojshme midis qytetareve si dhe te largojne personat me detyra shteterore ne pushtetin qendror dhe ate lokal nga qendrat e administrimit te zgjedhjeve.
 
Kerkojme qarte dhe prere qe te respektohet kodi zgjedhor i miratuar nga vete keto dy forca politike si dhe te gjitha proceduart e ligjshme te ankimimit si dhe institucionet e ngarkuara me ligj.
 
Edhe nje here Ju bejme thirrje Berishes dhe Rames qe te presin me qetesi rezultatet e zgjedhjeve dhe te mos pengojne me tej komisionet e administrimit zgjedhor qe ato ne respekt te ligjit te mbyllin sa me shpejt kete proces te sterzgjatur qe ai te mos degjeneroje me tej ne shernaja politike sepse interesat imazhi dhe e ardhmja e   vendit jane shume me te rendesishshme se interesat partiake. 0x323030392d30372d3032 13:51)