Deklarate e Sekretarit te Pergjithshem te LSI

Deklarate e Sekretarit te Pergjithshem te LSI

Deklarate e Sekretarit te Pergjithshem te LSI z.Petrit Vasili Përfaqësues të lartë të qeverisë bënë publik dje vendimin e fundit të maxhorancës për përjashtimin e opozitës nga zgjedhjet dhe legjitimimin e parimit Stalinist sipas të cilit rëndesi ka që njerëzit të votojnë se votat i numërojmë ne.

Kjo maxhorancë që tashmë vepron jashtë institucioneve ka përgjegjësi të rëndë për këtë deklarim të pashëmbullt diktatorial i padëgjuar kurrë më parë në këta 15 vjet të pluralizmit në Shqipëri.

Këtë vendim të qeverisë së maxhorancës opozita ja ka komunikuar të gjithë institucioneve ndërkombetarë duke e konsideruar pas vjedhjes së anëtarit të KQZ në parlament si hapin e dytë për vendosjen e një diktature nëpërmjet vjedhjes së votës.

LSI është tepër e vendosur dhe serioze në realizimin e të gjitha pikave të deklaratës së përbashkët të partive opozitare dhe nuk do të bëjë asnjë hap prapa deri në realizimin e të gjitha kushteve të vendosur në të.

Kësaj situate tepër të rënduar e gjithë opozita e bashkuar tërësisht kohezive dhe pa asnjë difrencë në qëndrim do ti përgjigjet duke intensifikuar si kurrë më parë të gjitha  format e reagimit qytetar ku vetë qytetarët do të reagojnë fort për mbrojtjen e të drejtës së votës tashmë të mohuar plotësisht.

E gjithë infrastruktura politike e opozitës në të gjithë vendin është në gadishmëri maksimale për të luajtur rolin që i takon në ndaljen e revanshit diktatorial të maxhorancës së Berishës dhe nxjerrjen e Shqipërisë nga udhëkryqi shumë i rrezikshëm ku kjo maxhorancë e ka futur atë dhe që shuan çdo shpresë të shqiptarëve për qetësi dhe jetë më të mirë. Po deklaroj përfundimisht se nuk ka asnjë ditë pushimi dhe asnjë ditë qëndrimi të veprimit politik të opozitës. Ajo do të veproj 24 orë në 24 sepse përfundimisht Shqipëria ndodhet përsëri në një udhëkryq që përsa i takon rëndësisë dhe përgjegjësisë politike është i njëjti me atë të vitit 1997 pavarësisht me diferencat e formës së shfaqes së tij.

 

Z. Vasili eksponent të PS-së kanë shfaqur një shkallë të re presioni ndaj mazhorancës duke deklaruar tërheqjen e gjithë  kryetarëve këshilltarëve nga komunat dhe bashkitë e vendit. Pavarësisht se ju nuk jeni përfaqësuar në pushtetin lokal a e mbështesni ju këtë qëndrim të aleatëve tuaj?

 

Së pari LSI-ja ndoshta është edhe çështje informimi ka përfaqësuesit e saj në pushtetin lokal sepse ka mjaft të zgjedhur që kanë deklaruar përkatësinë e tyre politike me LSI-në. Në këtë kontekst them se LSI-ja nuk është një faktor që mbështetet nga jashtë por është pjesë integrale e pushtetit lokal. Mendoj që dorëheqja është një mënyrë reagimi plotësisht në parametrin e një reagimi politik që në varësi dhe në vlerësim politik të njëpasnjëshëm dhe të përditshëm të situatës është një veprim që unë e shikoj plotësisht të mundshëm por i cili do të jetë gjithmonë e vlerësuar nga forumi i përbashkët opozitar i cili duke gjykuar për moskthim mbrapa dhe egërsinë e qeverisë për të qëndruar në pozicionet e saj të pakthyeshme sigurisht që nuk ka asnjë arsye që të mos ndodhë.

 

Z. Vasili  a mendoni se ka vend për një konsensus me mazhorancën para se opozita të dalë në shesh për të protestuar?

 

Nuk kam parë asnjë demostrim vullneti të konsensusit nga ana e mazhorancës e cila ka të gjithë mundësitë e  konsensusit për arsye të numrave që ka në parlament por edhe të qeverisë që ajo disponon. Ju shikoni që ka një përshkallëzim të egërsisë së reagimit të mazhorancës dhe të qeverisë dhe këto hapësira të një konsensusi të mundshëm pothuajse janë zero. Ju e shikoni që në të gjithë artikulimin politik të opozitës ka vetëm kërkesa në të cilën nuk kërkojnë asnjë lloj kompromisi kërkesat e opozitës në të gjitha rastet kanë qënë vetëm për zbatimin e atyre ligjeve të cilat për shkak të memories të shkurtër politike të mazhorancës janë miratuar në konsensusin e plotë të saj. Ne kërkojmë një anëtar KQZ-je që është miratuar me votat dhe me kompromisin e fundit midis forcave politike. Cilado forcë politike që kundërvihet me forcën e kartonit dhe e dhunon ligjin duke krijuar një preçedent që këto ligje të bëhen relative. Kjo është dhe arsyeja që unë nuk shikoj asnjë dritë kompromisi dhe në këtë kuadër ne jemi të përgatitur për të pasur një reagim të fortë politik dhe qytetar.

 

Z. Vasili në prostestën e opozitës është deklaruar se qytetarët do të protestojnë deri në atë fazë që të mos kthehen në shtëpi pa u plotësuar kërkesat e tyre mendoni se mund të jetë muaji shtatori?

 

Për mua mbi të gjitha qëndron ideja që qytetarët do të jenë një dimesion i madh që do të ndihmojë politikën të dalin nga udhëkryqi. Përsa i takon ditës së prerë se do të ishte dita e parë e hapjes së seksionit të ri parlamentar apo një javë më vonë kjo është e pa përcaktuar sepse mund të jetë ndonjë “suprizë” e qeverisë si kjo që na shtyn të dalim për konferencë për shtyp sot por me siguri them që nuk do të jetë vetëm shtatori por të gjithë muajt në vijim të ngarkuar me një instesitet të pashembullt politik në vend. 

  0x323030362d30382d3032 13:5)