Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI z.Petrit Vasili Rezultatet e zgjedhjeve te 28 Qershorit kanë hyrë në fazen e fundit për përmbylljen e tyre.

 

Tani fjalën e ka Kolegji Zgjedhor i cili është organi i ngarkuar me ligj për shqyrtimin e ankesave dhe dhënien e vlerësimit përfundimtar.

 

Gjate gjithë kësaj kohe opinioni publik është përballuar me presione deri edhe kërcënime gjithfarësh gjate procesit te vendimmarrjes se institucioneve si KQZ dhe Kolegji Zgjedhor institucione qe gezojne autoritetin ligjor qe te certifikojnë zgjedhjet ne Shqipëri.

 

Ne i bejme thirrje Kolegjit Zgjedhor qe ne veprimtarinë e tij te udhëhiqet vetëm nga ligji dhe Kodi Zgjedhor dhe te mos influencohet nga asnjë lloj presioni apo kombinacioni politik ngado qe ai te vije.

 

Pavarësisht nga rezervat qe LSI ka për zgjedhjet dhe standartet e tyre ne kemi respektuar institucionet qe ngarkon ligji si Komisioni qendror i zgjedhjeve dhe Kolegji zgjedhor.

 

Keto institucione janë ndërtuar nëpërmjet konsensusit te gjere te Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike dhe si te tilla duhen respektuar me qetësi si funksionimi ashtu edhe vendimet e tyre duke u distancuar nga presionet e njeanshme dhe anakronike për qëllime te përfitimit te ngushte partiak.

 

 

z. Vasili si e konsideroni deklaratën e Kryetarit të PS-së z. Rama i cili në mënyrë ironike  e ka quajtur bashkëpunimin PD-LSI si një martesë  mes liderëve të partive respektove?

 

Më thënë të vërtetën z. Rama e ka të pa mundur të shkëputet nga para-politika. Por edhe kur e bënë atë sërish e ka të pa mundur të dal nga dëshira e tij për të interpretuar në mënyrë erotike si marrëdhënie midis meshkujve të gjitha vendimet institucionale politike. 0x323030392d30372d3230 13:07)