Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI z.Petrit Vasili Vasili: Turistet duhet te jene sot ne qender te vemendjes se shtetit shqiptar sepse ai duhet te garantoje sot per ta nje Shqiperi qe duhet te jete shtepia e madhe turistike per te gjithe

Vasili: Ne do të respektojmë vendimin e KQZ-së si institucion ligjor i ngritur me konsensusin e PD dhe PS

Shqiperia eshte aktualisht ne kulmin e sezonit turistik. Mijera aktivitete turistike jane ne funksionim dhe qindra mijera njerez sot perfitojne sherbimet e tyre.

Kjo situate kerkon nje vleresim te jashtezakonnshem sepse turizmi si nje sektor kombetar me rendesi ekonomike shume te madhe eshte nje veprimtari shume komplekse e cila kerkon qendrime dhe veprime te shumeanshme.

Turistet duhet te jene sot ne qender te vemendjes se shtetit shqiptar sepse ai duhet te garantoje sot per ta nje Shqiperi qe duhet te jete shtepia e madhe turistike per te gjithe.

Sot pushteti lokal dhe ai qendror duhet te bashkeveprojne me intensivisht se kurre dhe ne sinkron te plote dhe sherbimet publike qe ofrohen duhet te jene sot ne maksimumin e efifiences se tyre.

Asnje turist nuk duhet te kete asnje druajtje te levize ne cdo ore te dites apo te nates ne rruget e Shqiperise dhe policia e shtetit duhet ta garantoje plotesisht kete.

Sherbim shendetsor sherbimet e furnizimit me uje me energji elektrike dhe te patrimit te mbeturinave duhet te jene ne eficience te plote dhe nuk mund te te tolerohet asnje lloj apatie dhe papergjegjshmerie sepse demi qe mund te shkaktohet nuk mund te jape pasoja vetem per kete vit turistik por edhe per vitet qe vijne pas per arsye te imazhit negativ qe mund te krijohet.

Monitorimi i situates duhet te jete 24 oresh dhe turisti duhet te konsiderohet si qendra e vemendjes se pushtetit qendror dhe local per cdo shqetesim qe ai mund te kete.

Gjithashtu duke vleresuar kushtet e krizes ekonomike ju bejme thirrje operatoreve turistike qe te ndjekin politika sa me elastike cmimesh sa me te ulta dhe ofertash turistike sa me te favorshme ne menyre qe turistet te mos i largohen Shqiperise si nje destinacion I mrekullueshem turistik.

Z.Vasili cfarë mund të na thoni lidhur me negociatat të Metës me Berishën për qeverinë e re?

Negociatat do të jenë transparente të hapura në kohën dhe në momentin e duhur.

Po lidhur me kërkesën e PS që të bëhet rinumërim të votave në Berat Shkodër dhe Tiranë?
Ne do të respektojmë vendimin e KQZ-së si institucion ligjor i ngritur me konsensusin e PD dhe PS. 0x323030392d30372d3133 15:48)