15 Feb Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI
Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI z.Petrit Vasili Vasili: Shpërdorimi skandaloz i administratës shtetërore për qëllime elektorale ka paralizuar plotësisht funksionimin e shtetit duke e kthyer shtetin nga një garant të interesave të qytetarëve në një antishtet elektoral
—
Sali Berisha tashmë ka hequr përfundimisht dorë nga qeverisja e vendit. Sot vendi nuk qeveriset më dhe Kryeministri ka zëvendësuar punët e Qeverisë me propagandën elektorale dhe manifestimet e inaugurimet demagogjike mashtruese.
Gjendja e realizimit të investimeve publike është krejtësisht kaotike dhe gjithshka i është lënë spontanitetit duke rënduar shumë e më shumë situatën ekonomike në këtë moment veçanërisht të rëndë të krizës ekonomike.
Komunikimi i qytetarëve me admnistratën shtetërore për qindra e qindra halle të tyre është bërë i pamundur sepse kjo administratë ka humbur tërësisht rolin e saj dhe është shndërruar në një administratë elektorale që trasportohet anekënd Shqipërisë për të mbushur sheshet elektorale të Berishës.
Duke ndjerë humbjen qartë Kryeministri po ndjek në mënyrë të papërgjegjshme strategjinë e tokës së djegur të njëjtë me atë të zbatuar në pragun e zgjedhjeve të vitit 1996 dhe që sollën më pas atë tragjedi të vitit 1997 që të gjithë e kujtojnë mirë.
Shpërdorimi skandaloz i administratës shtetërore për qëllime elektorale ka paralizuar plotësisht funksionimin e shtetit duke e kthyer shtetin nga një garant të interesave të qytetarëve në një antishtet elektoral.
Sali Berisha duhet të kthehet sa më parë në zyrën e Kryeministrit për të drejtuar Qeverinë edhe në këto pak ditë që i kanë mbetur sepse drejtimi i shtetit nuk është një biznes familjar por një detyrim publik ndaj më shumë se tre milionë shqiptarëve.
LSI garanton qytetarët shqiptarë se me fitoren e padiskutueshme të opozitës në 28 Qershor do të ndahemi njëherë e mirë nga antishteti i Berishës për të krijuar shtetin e qytetarëve europiane që duan shtetin dhe ligjin dhe t’i respektojnë ato.
Z.Vasili a përbën një rrezik për zgjedhjet parregullsitë dhe vonesat në procesin e aplikimit për Kartat e identitetit?
Problemi i kartave të identitetit është pa asnjë diskutim një problem i madh dhe serioz dhe çdo minutë që po humbitet që nga ky moment dhe në vazhdimësi është një dëm që i bie standarteve aq të domosdoshme të zgjedhjeve të ardhshme të 28 Qershorit. 0x323030392d30362d3032 15:58)