Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI z.Petrit Vasili Vasili: Askush nuk ka asnjë të drejtë që të dhunojë jetën private duke çuar mesazhe në celularët privatë të qytetarëve shqiptarë dhe aq më pak Berisha

 

 

Prej disa ditësh celularët tanë po sulmohen vazhdimisht nga mesazhe elektorale të Sali Berishës. Kryeministri Berisha duhet të kuptojë se nuk jemi në diktaturën e proletariatit dhe askush nuk ka asnjë të drejtë që të dhunojë jetën private duke çuar mesazhe në celularët privatë të qytetarëve shqiptarë dhe aq më pak Berisha.

 

Por meqë Berisha na i dhunoi celularët tanë publikisht po i japim mendimin tonë meqë na e ka kërkuar.

 

Sa i takon krimit ai ka shkuar aq larg sa po sulmon tani edhe banesat e qytetarëve.

 

Sa i takon korrupsionit arritja më e madhe e korrupsionit ka qenë Gërdeci dhe Berisha le të krenohet me të.

 

Sa i takon rrugëve mijërat e kilometrave janë vetëm në fantazinë e Berishës ndersa ne realitet ato janë vetëm shirita të prerë rrugësh të pafilluara kurrë janë qindra e qindra fshatra që dergjen pa rrugë në baltë e pluhur. 

 

Sa i takon ujësjellësave edhe ata janë inauguruar vërtet por ujë qytetarët dhe fermerët nuk marrin asnjë pikë dhe për ujë digjet edhe qendra e Tiranës.

 

Fëmijët shqiptarë kanë kaluar në shkolla pa ngrohje dimra në të ftohtë dhe në kushte të rënda higjenike edhe pse Berisha premtoi se do fuste në burg këdo që nuk do siguronte ngrohje në shkolla.

 

Prindërit tanë dëgjojnë për dyfishimin e pensioneve por në sportelet e pensioneve marrin gati aq para sa kanë marrë më parë dhe përballen me çmime shumë më të larta që kanë bërë realisht pensionet e tyre më të vogla se më parë. 

 

Investimet janë shtuar por vetëm në imagjinatën e Berishës sepse nëse ato do të ishin shtuar realisht nuk do të kishim këtë papunësi të frikshme që ka pllakosur vendin e që thellohet dita- ditës.

 

Po ja themi hapur dhe publikisht Kryeministrit se në 28 Qershor  përgjigja për këto mesazhe të tij do të jetë shumë e fortë dhe e qartë me votën e qindra e mijëra shqiptarëve prandaj e  këshillojmë të mos shpenzojë me para nga taksat e shqiptarëve për mesazhe të tilla humbese. 0x323030392d30352d3230 13:32)