13 Feb Deklarate e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI
” Deklarate e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI z.Petrit Vasili Lëvizja Socialiste për Integrim është thellësisht e shqetësuar për përmbytjet masive që kanë përfshirë sot thuajse të gjithë vendin. LSI e përcakton këtë situatë si gjendje të jashtëzakonshme të emergjencës natyrore e cila ka krijuar izolim të vërtetë të zonave të tëra të Shqipërisë duke vështirësuar seriozisht jetesën e mijëra banorëve të këtyre zonave.
Megjithë paralajmërimet e vazhdueshme të LSI për këto situata të pritshme fatkeqësisht u vertetua mungesa e plotë e përgatitjes dhe gjetja krejtësisht të papërgatitur e qeverisë për përballimin e tyre.
Aktualisht vërehet një prezencë krejtësisht e pamjaftueshme e masave të qeverisë për zgjidhjen e situatës e cila përveç të tjerave po thellon edhe më tej dëmin ekonomik që parapriu me krizën e vazhdueshme dhe të thellë energjetike.
Gjithashtu dëmtimet e urave rrugëve nacionale dhe të ujësjellësave dhe nënstacioneve elektrike duhet të rivihen urgjentisht në funksionim në bazë të një plani qeveritar emergjent me afate dhe fonde të përcaktuara.
Duke qenë në momentin e hartimit të buxhetit të ri është tashmë një detyrim për qeverinë që ajo të parashikojë fondet e duhura për të dëmshpërblyer banorët e dëmtuar si dhe biznesin mbi të cilin rëndon edhe kostoja e krizës energjetike.
0x323030352d31322d3031 21:46)”