Deklaratë e Sekretarit të Marrëdhënieve me Publikun të LSI

Deklaratë e Sekretarit të Marrëdhënieve me Publikun të LSI

Deklaratë e Sekretarit të Marrëdhënieve me Publikun të LSI z.Luan Rama

Luan Rama: Ne nuk e quajmë të vonuar këtë iniciativë pasi asnjëherë nuk është vonë për të qenë pjesë e atyre që kontribuojnë për fitoren e te majtës

“Kjo iniciativë politike ka në thelbin e vet investim institucional dhe parimor të z.Meta i cili kur na ndajnë vetëm 7 ditë nga zgjedhjet e 28 Qershorit synon të koordinojë përpjekjet angazhimin dhe vendosmërinë e gjithë faktorëve të së majtës në funksion të realizimit të fitores së saj se në fund të fundit kjo do të jetë fitorja e Shqipërisë europiane”

Në këtë komunikim me median dhe përmes medias me opinionin publik rikonfirmoj edhe njëherë se iniciativa e z.Meta për të ftuar në takim të gjithë faktorët politik influentë të së majtës progresiste është në vazhdën e përpjekjeve konsistente të gjithë investimit politik që kryetari  i LSI-së ka bërë dhe vazhdon të bëjë prej kohësh në funksion të një klime bashkëpunimi dhe koordinimi të të gjithë faktorëve politik të së majtës progresiste me synimin e vetëm që së pari të largohet nga pushteti qeverisja e Berishës së Gërdecit dhe së dyti  për fitoren e  të majtës progresiste pasi ky është edhe vullneti i votuesve dhe qytetarëve shqiptarë.
Kjo iniciativë politike ka në thelbin e vet investim institucional dhe parimor të z.Meta i cili kur na ndajnë vetëm 7 ditë nga zgjedhjet e 28 Qershorit synon të koordinojë përpjekjet angazhimin dhe vendosmërinë e gjithë faktorëve të së majtës në funksion të realizimit të fitores së saj se në fund të fundit kjo do të jetë fitorja e Shqipërisë europiane. Ndërkaq kjo nismë e zotit Meta është edhe reagim i përgjegjshëm dhe politik i ndaj shqetësimeve të vazhdueshme të shprehur kohët e fundit nga kryetari i PS Edi Rama në lidhje me atë që ai e ka quajtur përpjekje apo tentativë të pushtetit për të manipuluar votën për t’iu imponuar në mënyrë të dhunshme administratës për të kontrolluar votën dhe për të deformuar kështu vullnetin e qytetarëve shqiptarë në zgjedhjet e 28 qershorit. Ne nuk e quajmë të vonuar këtë iniciativë pasi asnjëherë nuk është vonë për të qenë pjesë e atyre që kontribuojnë për fitoren e te majtës. Meqenëse jemi ende një javë  përpara zgjedhjeve mendoj se ka kohë për të gjithë socialistët dhe progresistët  të përgjegjshëm të reagojnë në funksion të koordinimit të përpjekjeve siç thashë me synimin e vetëm largimin  e Berishës nga pushteti dhe fitoren e së majtës.
Në këtë kontekst unë dëshiroj të përsëris edhe një herë ftesën se të gjithë ata që e ndiejnë veten socialistë të gjithë ata që jo vetëm e ndiejnë por realisht janë faktorë influentë të politikës së majtë progresiste kanë kohën shansin dhe përgjegjësinë t’i afrohen kësaj iniciative se në fund të fundit ajo nuk synon dhe nuk ka në thelbin e vet as ndarje votash dhe as pazarin e radhës për një deputet më shumë apo të një deputeti më pak por synon vetëm të koordinojë dhe të unifikojë qëndrimet e faktorëve politikë të së majtës moderne evropiane në Shqipëri

Keni patur reagime nga ata që ju keni dërguar ftesën?
Ftesa e Metës është e qarte dhe ju drejtohet personaliteteve politike me influencë të të majtës. Ne shpresojmë si reagim praninë dhe kontributin e të gjithëve pasi reagimi i pritshëm dhe më i përgjegjshëm ai reagim që presin qytetarët shqiptarë është që të gjithë të ulen në këtë tryezë dhe të koordinojnë veprimet dhe përpjekjet e tyre në funksion të fitores të së majtës në zgjedhjet e 28 Qershorit.

 

0x323030392d30362d3231 18:30)