13 Feb Deklarate e Sekretarit te LSI për Marrëdhëniet Ndërkombëtare
” Deklarate e Sekretarit te LSI për Marrëdhëniet Ndërkombëtare z. Edmond Haxhinasto Sekretari i LSI për Marrëdhëniet Ndërkombëtare z. Edmond Haxhinasto në një deklaratë për shtyp sot u shpreh se “LSI vlërëson deklaratën e përbashkët të Delegacioneve të Parlamentit për Evropën Juglindore dhe atij të Parlamentit të Shqipërisë të cilat harmonizohen në të njëjtën frymë me Raportin e Progresit te Bashkimit Evropian per Shqiperine per vitin 2005.
Më tej Haxhinasto nënvizoi se “ një qëndrim i tillë politik i Parlamentit Evropian synon të nxisë reformat për të arritur rezultate të prekshme në Shqipëri sidomos në fusha të tilla si zbatimi i ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar. Në këtë kontekst ai theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim vëren se problematika e ngritur me shqetësim në Deklaratën e përbashkët është në të njëjtën linjë me qendrimin e vazhdueshem te LSI-së. Haxhinasto theksoi nder te tjera qëndrimin e LSI-së për fenomenin e Dushkut si dhe domosdoshmërin e reformës zgjedhore e cila duhet të fillojë sa më parë” u shpreh më tej z.Haxhinsto.
Më pas duke analizuar situatën për zgjedhjen e statusit të Kosovësvlerësoi vizitën e të Dërguarit Special të OKB-së Marti Ahtisaari dhe parimet në të cilën do të zgjidhet ky status. “Mos ndryshimi I kufijve mos bashkimi me vende të tjera dhe mos kthimi në gjëndjen e mëparshme të situtës së Kosovës duhet të jenë parimet bazë për zgjedhjen e statusit të saj” përfundon deklaratën e tij Haxhinasto.
0x323030352d31312d3237 21:40)”