16 Feb Deklarate e Sekretarit per Marredheniet me Publikun
Deklarate e Sekretarit per Marredheniet me Publikun z. Ardit Cela
Deklarate: Ardit Çela
Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun
Jam sot përpara jush për t’ju informuar mbi ecurinë e fushatës zgjedhore për LSI-në e Tiranës. Ashtu siç e dini dhe ju është një fushatë zgjedhore ku garohet për kreun e kësaj dege por njëkohësisht garohet dhe për kryesinë ekzekutive të saj pra për tre nënkryetarët dhe pozicionin e sekretarit të përgjithshëm.
Më lejoni të theksoj se kjo është nj fushatë zgjedhore ndryshe nga fushatat e tjera e cila ka në themel të saj dimensionin intelektual dhe dimensionin qytetar. Transparenca pjesëmarrja vizioni për të ardhmen e bëjnë këtë garë diametralisht të dallueshme nga emërimet në forcat e tjera politike por njëkohësisht e bëjnë edhe cilësish më të spikatur.
Unë do të doja të ndalesha dhe në një element tjetër shumë të rëndësishëm në rolin dhe në kontributin e jashtëzakonshëm të Lëvizjes Rinore për Integrim gjatë kësaj fushate por edhe njëkohësisht për ecurinë e mëtejshme të LSI-së ku duhet të theksojmë se LRI do të ketë kandidatët e saj si dhe nënkryetarin e saj pranë kësaj force politike në degën e Tiranës.
Unë do të doja t’ju ftoja dhe ju si media që ta pasqyroni të na monitoroni dhe të na shoqëroni me sa më shumë profesionalizëm të jetë e mundur gjatë gjithë këtij procesi.
0x323031302d30392d3139 Ardit Cela.jpg 13:46)