14 Feb Deklarate e Sekretarit Nderkombetar te LSI-se
” Deklarate e Sekretarit Nderkombetar te LSI-se z.Edmond Haxhinasto Në emër të LSI-së përshëndesim vendimin e qeverisë italiane të Kryeministrit Prodi për shkurtimin e kohës së dhënies së shtetësisë italiane të emigrantëve shqiptar në Itali nga dhjetë në pesë vjet.
Një vendim i tillë ndaj emigrantëveështë në vazhdën e veprimeve të tjera që qeveria e qëndrës së majtë ka ndërmarrë në Itali në kuadër të politikave të saj integruese gjë që do të sjellë zgjedhjen e shumë problemeve të rëndësishme me të cilat përballet emigracioni shqiptar atje.
Aktualisht në Italika 240 mijë emigrantë shqiptarë të legalizuar një pjesë e mirë e të cilave do të përfitojnë direct nga ky vendim i fundit i qeverisë italiane.
Dua të theksoi se emigracioni shqiptarveçanërisht i këtyre 15 viteve të fundit ka nevoj për një vemendje shumë më të madhe nga ana e qeverisë së Shqipërisë në drejtim të gëzimit të të drejtave që i garantohen nga legjislacioni ndërkombëtar dhe ai i vendeve pritëse.
LSI i bën thirrje qeverisë shqiptare të ndërmmarë urgjentisht ve prime konkrete për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Emigracioninpër zgjedhjen e problemeve të mëdha që ka emigracioni shqiptar në drejtim të njohjes së kontributeve të sigurimeve të ruajtjes së gjuhës dhe kulturësdhe në mënyrë të veçantë në drejtim të ushtrimit të së drejtës kushtetuese për të votuar në vendet ku ata jetojnë.
0x323030362d30382d3035 13:4)”