DEKLARATE E SEKRETARIT NDERKOMBETAR TE LSI-se z.EDMOND HAXHINASTO

DEKLARATE E SEKRETARIT NDERKOMBETAR TE LSI-se z.EDMOND HAXHINASTO

DEKLARATE E SEKRETARIT NDERKOMBETAR TE LSI-se z.EDMOND HAXHINASTO Ne emer te Levizjes Socialiste per Integrim deshiroj te shpreh qendrimin per deklarimet e Kryeministrit te Serbise Kostunica gjate vizites se tij ne Kosove:

Deklarimet  e Kryeministrit Kostunica i konsiderojme si nje provokim i rende per procesin e percaktimit te statusit perfundimtar te Kosoves si dhe per parimet kuader te Komunitetit nderkombetar per kete status.
 
Keto qendrime te Kostunices demtojne perpjekjet e perbashketa te institucioneve dhe gjithe qytetareve te Kosoves duke perfshire edhe komunitetin serb per te krijuar nje shoqeri funksionale multietnike ku te gjithe qytetaret te jetojne ne paqe e siguri e te gezojne te drejta te barabarta.
 
Kryeministri Kostunica deshtoi ne dhenien e mesazheve te mirekuptimit e bashkejeteses deshtoi ne dhenien e nje vizioni paqesor e evropian per te ardhmen por mbeti i mberthyer ne mitet apo pseudomitet e historise gje e cila i ka kushtuar aq shume shqiptareve fqinjeve te tjere te Serbise por edhe vete popullit serb.
 
Procesi i pavaresimit te Kosoves eshte nje proces i pandalshem qe nuk mund te nderpritet nga askush qofte ky edhe kryeministri i Serbise.
 
Kosova tashme eshte ne rrugen e saj te suksesshme te konsolidimit vetqeverises te arritjes se standarteve te bashkjeteses multietnike qe jane standarte qe e cojne ate drejt integrimit Euro-Atlantik. 0x323030362d30362d3239 13:21)