14 Feb Deklarate e Sekretarit Nderkombetar te LSI
” Deklarate e Sekretarit Nderkombetar te LSI z.Edmond Haxhinasto Haxhinasto: Vleresojme se ardhja ne Shqiperi e Sekretarit Ramsfeld e dyta ne keto tre vitet e fundit eshte shprehje e rendesise qe ka Shqiperia ne luften kunder terrorizmit nderkombetar dhe sfidave te tjera te sigurise
Ne emer te Levizjes Socialiste per Integrim pershendes takimin e Ministrave te Mbrojtjes te vendeve te Evropes Juglindore dhe pjesmarrjen ne të te Sekretarit te Mbrojtjes se Shteteve te Bashkuara zotit Donald Ramsfeld.
Ky ministerial ne fund te Presidences 2 vjecare te Shqiperise shenon nje hap te ri ne marredheniet midis vendeve te rajonit ne fushen e sigurise dhe eshte model i mire per thellimin e bashkepunimit edhe ne fushat e tjera.
Vleresojme se ardhja ne Shqiperi e Sekretarit Ramsfeld e dyta ne keto tre vitet e fundit eshte shprehje e rendesise qe ka Shqiperia ne luften kunder terrorizmit nderkombetar dhe sfidave te tjera te sigurise. Shqiperia eshte bashkuar si nje aleate e denje e koalicionit boteror kunder terrorizmit qe me 11 shtator te vitit 2001 dhe vazhdon te jape kontributin e saj konkret ne ushtrimin e pergjegjesive te saj nderkombetare si pjese e ketij koalicioni.
Ministeriali i Ministrave te Mbrojtjes dhe prania e Sekretarit Ramsfeld ndodh ne kohen kur reformat ne fushen e mbrojtjes kane patur progres te vazhdueshem per te arritur standartet e NATO-s duke e bere Ushtrine nje institucion te qendrueshem dhe te respektuar.
Dekorimet qe Sekretari i Mbrojtjes Ramsfeld beri per Shefin e Shtabit te pergjithshem dhe ushtaraket e tjere te larte te ushtrise jane vleresim i kontributit te ushtrise sone ne perballimin e sfidave te sigurise ne vend rajon e me gjere.
0x323030362d30392d3237 14:36)”