13 Feb " DEKLARATE E PARTIVE PARLAMENTARE "
” DEKLARATE E PARTIVE PARLAMENTARE Rideklarojmë angazhimin tonë serioz për nevojën e ndërmarrjes së një Reforme Zgjedhore që do të kthente normalitetin dhe legjitimitetin në respektimin e standarteve për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri si kusht ky i domosdoshëm për integrimin tonë Euro-Atlantik përshendetëm frymën e përcjellë nga rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe tavolinën e thirrur nga Presidenti i Republikës.
Me këtë seriozitet dhe angazhim pritëm edhe zhvillimin e negociatave ndërmjet dy partive parlamentare. Por ndryshe nga fryma e mësipërme në Kuvend sot u miratua një projekt-vendim i cili procedurialisht është i paraqitur në kundërshtim me të gjitha rregullat përkatëse siç parashikohet në dispozitat e rregullores së Kuvendit. Kjo procedure është shkelur për të thërmuar të gjitha partite parlamentare përveç Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike në konceptimin e këtij projekt-vendimi.
Së dyti më këtë projekt vendim që tashmë është kthyer në vendim ngrihet një komision krejtësisht i ngjashëm me komisionet bipartizane i vendosur tërsisht nën kontrollin e PS dhe PD dhe që e kthejnë pjesëmarrjen e partive të tjera në një formalitet. Në këto kushte partit tona vlerësojnë përsëri se reforma po merret në nje frymë të kundërt me atë të rekomanduar në mënyrë eksplicite nga OSBE/ODIHR dhe paralajmëron dështimin e kësaj reforme të nisur në këtë mënyrë. Në këto rrethana pjesëmarrja e partive tona në komision është fiktive dhe për pasojë në distancohemi nga implikimi figurativ në një pseudo- reformë.
Për këtë kërkojmë reflektim nga PS e PD dhe nga Kryetarja e Kuvendit si dhe nga të gjitha faktorët e interesuar të vendit dhe ato ndërkombëtarë për të ndikuar në këtë reflektim si një mundësi e fundit për t’i kthyer legjitimitetin reformës konsensualitetin transparencën në kryerjen e saj si dhe pjesëmarrjen tonë aktive dhe të përgjegjshme.
Levizja Socialiste per Integrim
Partia Social Demokrate
Partia Demokrate Reformatore
Partia Aleanca demokratike
Partia Demokracia Sociale
Partia Agrare Ambjentaliste
Partia Demokristiane
Partia e Bashkimit të Drejtave të Njeriut 0x323030362d30312d3139 13:53)”