Deklarate e Nenkyetares se LSI -Filloreta Kodra

Deklarate e Nenkyetares se LSI -Filloreta Kodra

” Deklarate e Nenkyetares se LSI -Filloreta Kodra Levizja Socialiste per Integrim uron te gjithe shqiptaret “Gezuar festat e 28 – 29 Nentorit”. Ne menyre te vecante veteraneve atyre qe kontribuan drejtpersedrejti ne kurorezimin e ketyre ngjarjeve historike.

Ne kete dite te shenuar megjitheate duhet perseri te demaskojme demagogjine e pafre dhe revanshin e qeverise Berisha qe ne ditet me te shenuara te vitit kur te gjithe shqiptaret kujtojne me respekt deshmoret e kombit u heq familjeve te tyre edhe ate te ardhur te paket qe ne radhe te pare shpreh nderimin per te renet.

Me vendimin e djeshem te qeverise per pensionet Berisha u kujton edhe njehere te gjithe shqiptareve se ai asnjehere nuk ka hequr dore nga mosnjohja e luftes nacionalclirimtare qe e rreshtoi denjesisht popullin shqiptar ne krah te koalicionit antifashist nnderkombetar. Ate qe nuk e arriti dot ligjerisht heqjen nga kalendari i festave te dates  “29 Nentor” e realizoi duke u hequr familjeve te deshmoreve edhe ate therrime ndihme me te cilen plotesonin pensionin e tyre te pamjaftueshem.

Demagogji eshte edhe rritja e pensionit minimal duke e bere ate 10000 leke. Shume shpejt vete pensionistet do te verifikojne qe rritja e deklaruar nuk eshte rritje reale por ndryshim i struktures se pensioneve duke bere pjese te pensionit kompensimet qe pensionistet kane marre ne vite.
Kompensimin prej 500 lekesh eshte vetem per 20 000 pensionistet e vetmuar per gjithe te tjeret nuk zbatohet sepse sipas qeverise ata i mbajne femijet tyre.
Nderkohe te gjithe pensionistet paguajne energjine elektrike rimbursimin e ilaceve paguajne recetat dhe cmimet e rritura per te gjithe shporten e shpenzimeve te perditeshme.

Ne kete menyre programi i kafshates i qeverise Berisha eshte shndrruar ne therrimet e varferise se tejskajshme per ate shtrese qe ka kontribuar dhe qe tani kerkon nga shteti vetem dinjitet.

0x323030362d31312d3238 15:11)”