Deklaratë e Nënkryetarit të LSI

Deklaratë e Nënkryetarit të LSI

Deklaratë e Nënkryetarit të LSI deputetit të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave Dritan Prifti Prifti: Kanë kaluar afatet kushtetuese për mocionin e kërkuar nga LSI. Berisha të vijë brenda javës në Kuvend për krizën. Kanë
Prifti: Ftoj ministrin Ruli në debat publik për faturat tepër të larta të energjisë elektrike

Sot dëshiroj të bëj një komunikim për dy çështje. E para siç jeni të gjithë në dijeni ne pothuajse para tre javësh kemi depozituar në Kuvend zyrtarisht një kërkesë për mocion me debat me Kryeministrin Berisha për situatën ekonomike në vend dhe për mënyrën e përballimit të krizës që ka kapur Shqipërinë sot krizë globale e financiare që është kthyer në një krizë ekonomike për të gjithë shqiptarët. Vazhdojmë të jemi shumë të shqetësuar për këtë dhe jemi të shqetësuar edhe pse ka kaluar afatin kushtetues i paraqitjes së Kryeministrit në Kuvend për të bërë këtë debat me opozitën. Pavarësisht axhendës dhe lëvizjeve jashtë shtetit të Kryeministrit Berisha ne duhet t’i kujtojmë atij që përgjegjësia e tij numër një është përballë shqiptarëve dhe për shqiptarët duhet të ketë prioritet përballë çdo lloj axhende tjetër. Kështu që do t’i bëjmë thirrje kryeministrit Berisha që të caktojë datën brenda kësaj jave për të ardhur në Kuvend për të bërë debat me LSI dhe grupin tonë parlamentar për situatën ekonomike.
Ne jemi shumë të shqetësuar sepse vazhdon të ketë një përkqësim të situatës. Nëse keni parasysh dje ka daë ambasadori i OSBE në Shqipëri dhe ai i ka sinjaleve të alarmit për përkeqësimin e të ardhurave në Shqipëri nga emigrantët. Janë pothuajse 2 miliardë dollarë dhe euro që hyjnë çdo vit nga emigrantët në Shqipëri para që shpenzohen këtu. Ka një rënie të ndjeshme edhe sipas ambasadorit të OSBE të këtyre remitancave që vijnë nga emigrantët dhe kjo është një arsye më shumë pse Kryeministri duhet të vijë në Kuvend të dëgjojë shqetësimet e opozitës dhe propozimet e opozitës për të përballuar këtë krizë.
Shqetësimi i dytë që dua të ngre është ai që na vjen çdo ditë në zyrat tona apo në kutinë postare nga qytetarë nga e gjithë Shqipëria shqetësimi për faturat tepër të larta të energjisë elektrike jo vetëm ato afrofe që janë shumë të larta por edhe faturimi që gjoja është me matës. Ka nivele jashtë mase të larta. Janë të paktë qytetarët që u vjen një faturim mujor më pak se 10 mijë lekë të reja sot. Unë nuk e di nëse kjo është strategji e KESH-it. Në familje time muaji i kaluar ka ardhur 28 mijë lekë të reja fatura e energjisë elektrike. Te prindërit e mi ka ardhur pothuajse 20 mijë lekë të reja. Tek partia na vijnë njerëz përditë që i takojmë. Edhe sot në mëngjes ka pasur tre katër pensionistë që vijnë dhe ankohen për faturën e energjisë elektrike e cila është në kufij skandalozë 15-20 mijë për pensionistë që jetojnë vetëm apo vetëm me një fëmijë në shtëpi.
Nuk e di në qoftë se kjo është një dhuratë tjetër që OSSH-ja është duke i bërë privatizuesve çekë për t’i ofruar disa lekë më shumë e për të lënë disa lekë më shumë në llogaritë e tyre bankare përpara se ata ta marrin këtë ndërmarrjen në pronësinë e tyre.
Unë i kam bërë thirrje edhe herën e kaluar por po i bëj thirrje edhe sot ministrit të Energjitikës zotit Ruli apo drejtuesve të OSSH dhe KESH-it të dalin në një debat publik për t’i sqaruar qytetarët për këto gjëra që po ndodhin. Të sqarojnë dhe të bëjnë transparencën mënyrën se si është bërë privatizimi pse është bërë privatizimi në këto kushte që është bërë dhe pastaj të trajtojnë dhe problemete faturave skandaloze. Ne nuk dëshirojmë t’i bëjmë thirrje qytetarëve të mos paguajnë faturat e energjisë elektrike. Por sigurisht që i bëjmë thirrje qytetarëve përpara se ti paguajnë të ankohen të KESH për këto fatura dhe deri sa të marrin përgjigjen e faturave dhe të jenë të qartë për ato ata nuk duhet të paguajnë para kot. Nuk duhet të paguajnë para kot nga lekët e tyre për të mbushur arkën e një kompanie private e cila në mënyrë korruptive po ble një pasuri kombëtare.
Jemi me të vërtetë shumë të shqetësuar. Unë disa fatura ia kam çuar ministrit të Energjitikës nga njerëzit që vijnë e na ankohen te partia. Kam marrë dhe përgjigje me shkrim prej tij. Përgjigja me shkrim është qesharake: faturistët muajt e kaluar i kanë faturuar më pak se sa kanë konsumuar dhe në matjen e energjisë elektrike ëhstë mbledhur gjithë ai konsum që është faturuar muajin e fundit. Këto nuk janë përgjigje që duhet t’u jepen qytetarëve. Këto përgjigje zyrtare na vijnë nga ministria apo nga OSSH kur kërkojmë zyrtarisht të sqarohemi për këtë lloj faturimi. Ata duhet të mbajnë përgjegjësinë dhe duhet të zgjidhin këto probleme të qytetarëve. Ky është bërë një shqetësim shumë i madh. Sidomos dy muajt e fundi faturat e energjisë elektrike janë bërë skandaloze fare.
0x323030392d30332d3139 Deputeti i LSI z_Dritan Prifti.JPG