Deklarate e nenkryetarit te LSI z. Sokol Axhemi

Deklarate e nenkryetarit te LSI z. Sokol Axhemi

Deklarate e nenkryetarit te LSI z. Sokol Axhemi LSI shpreh shqetësimin e saj për mosreflektimin e maxhorancës lidhur me vjedhjen e anëtarit të KQZ-se bllokimin e reformës zgjedhore dhe uzurpimin e institucioneve të pavarura.

LSI i kërkon Presidentit të Republikës të qëndroje përballë presioneve antidemokratike të mazhorancës në mbrotje të kushtetutës dhe shtetit të së drejtës.

LSI i bën thirje Kryeministrit Berisha që mos të sillet si Kryeprokuror dhe Kryegjyqtar por të coj para drejtësisë shpërdoruesit e fondeve publike dhe të mos vazhdoj lojën e tij mediatike të antikorrupsionit.

Votuesit dhe taksapaguesit shqiptarë e kanë mandatuar Berishën dhe qeverinë e tij për të luftuar korrupsionin dhe jo për të bërë propagandë mediatike selektive politike  kundër korrupsionit.

LSI përshëndet qëndrimin e Z.Hand Këshilltarit të Komisionit Amerikan  të Helsinkit dhe bashkohet me sygjerimet e tij për politikën shqiptare dhe në veçanti me shqetësimin lidhur me hapat e hedhura nga ana e mazhorancës për uzurpimin e institucioneve dhe iniciativat e saj per përjashtimin e opozitës nga institucionet kushtetuese dhe proceset demokratike në Shqipëri.

LSI dhe opozita e bashkuar shqiptare shprehet edhe njëhere se do ti qëndrojë fuqishëm deklaratës së përbashkët të partive opozitare shqiptare duke mos bëre asnjë lëshim dhe kompromis në shkelje të kushtetutës të ligjeve dhe të institucioneve të shtetit të së drejtës.

Z. Axhemi së fundi nga kryeministri Berisha vjen një propozim I hapur për konsensus për reformën zgjedhore pra me regjistrin e përkohëshëm të zgjedhësëve. Z. Berisha nuk përmendi lejimin e këtij regjistri por eleminimin e dublimeve të personave që ekzistojnë në këtë regjistër të eleminohen nga gjendjet civile duke I vënë opozitës në dispozicion gjithçka për pasjen e një regjistri zgjedhor në prag të zgjedhjeve vendore?
 

LSI-ja mendon se tashmë shqiptarët e kan kuptuar mirë drejtuesin e mazhorancës dhe kryeministrin aktual Z. Berisha. E kan kuptuar mirë sepse ai vodhi në tavolinë anëtarin e KQZ-së që I takonte LSI-së dhe kjo nuk është gjë tjetër veçse një dhunim I institucioneve të së drejtës në Shqipëri. Duke qënë një dhunim I till dhe deklaratat aktuale e Berishës nuk përbëjnë gjë tjetër përveçse një pikë në ujë një hipokrizi që ai kërkon të bëj në Shqipëri. Në të njëjtën kohë më këtë dhunim që Berisha ka bër besoj që ai dhe mazhoranca aktuale ka filluar të numëroj mbrapsht ditët e qeverisjes së tij 0x323030362d30382d3033 13:6)