Deklarate e nenkryetarit te LSI z. Petrit Vasili

Deklarate e nenkryetarit te LSI z. Petrit Vasili

Deklarate e nenkryetarit te LSI z. Petrit Vasili Reagim

Petrit Vasili.

N/Kryetari i LSI.

Hipokriti Edi Rama përpara se të shpifë për votë fals të LSI lidhur me votimin e djeshëm për gjyqtarin Çomo është vendi t’i kërkojë njëherë e përgjithmonë falje publikisht grupit të tij të deputetëve por edhe komunitetit të gjerë të profesionistëve të cilët e kanë ndjekur me interes qëndrimin pro profesionalizmit të LSI t’i kërkojë pra ndjesë publike haptas dhe qartë që refuzoi t’i bashkonte votat lidhur me një votim dhe një qëndrim të tillë shumë të mirë dhe pozitiv qëndrim të cilin LSI e kishte bërë të qartë që do të ishte pro jo vetëm drejtpërdrejtë kandidatëve por edhe deputetëve të PS duke mos pasur surprizë në asnjë rast.

Sigurisht qëllimi i vetëm i Edi Ramës i cili ka qenë plotësisht i informuar për një gjë të tillë ( sepse deklarimet kanë qenë publike) ka qenë se atij nuk i intereson aspak as profesionalizmi as çlirimi i drejtësisë nga kapja as kualiteti profesional i gjyqtarëve por përpiqet të krijojë në mënyrë të vazhdueshme alibi të pafundme për të justifikuar një politikë destruktive pra mbajtjen gjallë të një destruktivitet të vazhdueshëm me qëllimin që ky destruktivitet të arrijë shtyrjen e ëndërruar të zgjedhjeve lokale nga ana e kryetarit të Bashkisë së Tiranës me qëllimin e vetëm të lexuar nga të gjithë për të shtyrë ca ditë më shumë në karrigen shumë të rëndë nga korrupsioni të Bashkisë së Tiranës korrupsion i cili i ka mbyllur dyert të gjithë hetimeve dhe auditive të mundshme e për të siguruar edhe ca ditë më shumë ca përfitime të reja që fillojnë nga lejet e ndërtimit tek gjobat gjithfarësh ku specialistët e korruptuar të tij kanë ushtruar dhe ushtrojnë përmes 10 vjet në qytetin e Tiranës.

Dhe njëkohësisht për të masakruar edhe me ndonjë metër katror të mjerë të mbetur bosh duke zaptuar dhe sheshet e të gjitha për të krijuar konglomeratin korruptim i cili bën të pasur një individ në njërën anë por ja bën të zezë jetën qytetarëve të Tiranës në krahun tjetër.

 

Njëkohësisht është vendi për t’i kujtuar sërish demagogut hipokrit Edi Rama që në vend që t’i përgjigjet rezolutës shumë të qartë të djeshme që vjen nga Evropa i konsideron siç e vutë re dhe ju si histori me ulje dhe ngritje koke histori kalamajsh çiliminjsh dhe fëmijësh kapricioz të papërgjegjshmit të cilit politika i ka lënë e po i lë gjithmonë e më shumë pas duke u përpjekur të nëpërkëmbë ligjet e këtij vendi . Përfundimisht Shqipëria e cila u votua dje në Rezolutën e Parlamentit Evropian është Shqipëria e shtetit ligjor është Shqipëria e nenit 178 të propozuar e të miratuar nga Edi Rama vetë nën të cilit ai duhet t’i bindet si gjithë të tjerët. Sigurisht Latini i madh kur shpiku ligjet i quajti “dura lex sed lex” ligje të rrepta por ligje aq më tepër kur këto ligje propozohen vetë nga individi Rama nuk ka më asnjë rrugëdalje tjetër përveç zbatimit të tij. Ky ligj do vazhdojë të funksionojë në shtetin shqiptar sigurisht nuk do të ketë asnjë hezitim për ta zbatuar atë dhe mbi të nuk del dot as kryetari dritëhije dhe i çuditur e i habitur i Bashkisë së Tiranës por edhe askush tjetër në këtë vend. Ai sigurisht ka bërë edhe gabimin më të rëndë të radhës se po përpiqet të luajë e të shpërdorojë vëmendjen e ndërkombëtarëve që është një gabim i pafalshëm për të dhe pozicionin politik që ai mban megjithatë në fund të fundit e gjithë kjo histori është një histori që bie mbi kurrizin e Edi Ramës e destruktivitet i tij që fillon që nga refuzimi i hapur dhe publik për të votuar gjyqtarin Çomo dje e deri tek anashkalimi përbuzja dhe mosbindja ndaj një rezolute shumë të qartë dhe konkrete e cila shpreh në mënyrë të qartë edhe vullnetin e duhur të mazhorancës dhe LSI për hullitë kushtetuese ku duhet të eci zgjidhja e ngërçit politik në Shqipëri.  0x323031302d30372d3039 18:39)