Deklaratë e Nënkryetarit të LSI

Deklaratë e Nënkryetarit të LSI

Deklaratë e Nënkryetarit të LSI z.Dritan Prifti për problemin e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti

Prifti: Procesi për të marrë këtë kartë është një proces shumë i ndërlikuar i bërë sigurisht me hile nga PD dhe i pranuar me naivitet nga PS

Dëshiroj të bëj një deklaratë në emër të Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim në lidhje me procesin e pajisjes së shtetasve shqiptarë me karta identiteti për të pasur mundësinë për të votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. U bë një marrëveshje mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për ta bërë 200 lekë çmimin e kartave dhe doli një vendim Qeverie nr.366 datë 15.04.2009 gjoja për ta lehtësuar këtë proces dhe për të ndihmuar qytetarët shqiptarë të cilët nuk kanë mundësi financiare për të përballuar çmimin e lartë të kartës. Por ne deklarojmë sot se kjo marrëveshje e Partisë Socialiste me Partinë Demokratike dhe ky vendim Qeverie që ka dalë prej kësaj marrëveshje është e dështuar sepse nuk po funksionon që qytetarët shqiptarë të pajisen me kartën e identitetit me çmimin 200 lekë. Procesi për të marrë këtë kartë është një proces shumë i ndërlikuar i bërë sigurisht me hile nga Partia Demokratike dhe me naivitet nga Partia Socialiste sepse që të marrësh me 200 lekë kartën e re të identitetit çdo shtetas duhet të paraqitet personalisht pranë zyrave të postës pavarësisht moshës që kanë punëve që kanë etj. Duhen të paraqiten atje me një çertifikatë me fotografi e cila minimalisht bën 300 lekë. Nëse nuk e kanë emrin në listat që ka depozituar Ministria e Brendshme pranë postave kjo ndodh pothuajse në gjysmën e rasteve të njerëzve që paraqiten se listat janë me pasaktësi të mëdha ata duhet të shkojnë në komisaritin e policisë për të marrë vërtetime pra është një kalvar i tërë procedurash burokratike që duhet të bëjnë këta njerëz për të marrë kartën e identitetit prej 200 lekësh. Procedura dhe kosto të cilat shkojnë sot më shumë sesa 2000 lek të reja në qoftë se njerëzit do ti përkushtohen këtij procesi. Dhe për këtë arsye ka dështuar pra procesi i paisjes së shtetasëve shqiptarë me kartat e reja të identitetit me 200 lekë. Ka dështuar standarti më i rëndësishëm i zgjedhjeve të lira. Janë 300 mijë shtetas sot që akoma nuk janë pajisur me kartën e identitetit të cilët sot në momentin që flasim i është hequr e drejta e votës nga një marrëveshje naive dhe hileqare e bërë mes dy forcave politike. Ne i kërkojmë Qeverisë e cila  mban përgjegjësi për këtë standart shumë të rëndësishëm të zgjedhjeve të lira ti heqë dokumentat për shqiptarët që duhen pajisur me karta identiteti. Cdo shqiptar i cili nuk e ka kartën e identitetit duhet të shkojë te posta të blejë kuponin 200 lek dhe të shkojë të bëjë kartën e identitetit.
Kjo është thirrja që i bën kryesia e LSI-së Qeverisë sot të pajisë të gjithë ata shqiptarë që nuk e kanë kartën e identitetit pa asnjë burokraci me kartën e re dhe me çmimin 200 lekë.
Unë dua t’iu bëj thirrje sot të gjithë shqiptarëve ata që duan ta largojnë Sali Berishën nga pushteti të bëjnë një sakrificë dhe të shkojë të pajisen që sot me kartë identiteti në mënyrë që Shqipëria të kalojë provimin e fundit të zgjedhjeve të lira dhe të plotësojë standartin më të rëndësishëm të këtyre zgjedhjeve të drejtën legjitime të çdo qytetari shqiptar për të votuar. Unë dua gjithashtu të denoncoj disa veprime të Qeverisë për të penguar pajisjen e shtetasve me karta identiteti si në komunën Greshicë në Mallakastër komunë e cila sot drejtohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim ku nuk kanë shkuar fare aparatuarat dhe nuk ka filluar procesi i pajisjes me karta identiteti ka dhjetra komuna për të mos thënë qindra ku ky proces është i bllokuar sidomos në komunat që drejtohen nga partia Demokratike qëllimisht vonohen shtetasit për të bërë kartat e identitetit ndërkohë kemi informacione të sigurta që degët e partisë demokratike nëpër rrethe po pajisin me qindra dhe me mijëra qytetarë që janë anëtar dhe simpatizantë të tyre falas. Ky nuk është një proces i rregullt ky është një proces që cënon shumë rëndë standartin më të rëndësishëm të zgjedhjeve në Shqipëri pra votën e lirë dhe të drejtën për të votuar në mënyrë të lirë të shtetasve shqiptarë. Zgjedhjet janë në rrezik me këtë mënyrë sesi po procedohet me kartat e identitetit. Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të sensibilizojë OSBE ODIHR të gjithë faktorin ndërkombëtar në lidhje me këto procedura dhe me këto probleme të mëdha të pajisjes së shqiptarëve me karta identiteti.

0x323030392d30352d3131 Dritan Prifti konf shtypi Koha per Veprim.JPG 15:03)