Deklaratë e Nënkryetares së LSI

Deklaratë e Nënkryetares së LSI

Deklaratë e Nënkryetares së LSI znj.Filloreta Kodra

Filloreta Kodra: LSI u bën thirrje qytetarëve të shkojnë për të aplikuar e marrë kartat e  identitetit sepse kjo është mënyra e vetme dhe më e sigurt për të larguar nga pushteti këtë Qeveri të paaftë të korruptuar dhe të papërgjegjshme që ka  rrënuar biznesin dhe  ka rritur papunësinë varfërinë dhe përjashtimin social

==============

LSI është tejet e shqetësuar për ecurinë e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti si elementi bazë për realizimin e të drejtës që u garanton  Kushtetuta të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të votuar.

LSI prej kohësh ka kërkuar që Qeveria si organi përgjegjës për ecurinë e këtij procesi të marrë masa për pajisjen e gjithë qytetarëve me karta identiteti të pasur e të varfër.

Tani që ky proces ka filluar e po shkon drejt fundit LSI konstaton se Qeveria po bëhet pengesë për ecurinë normale të tij;
Shumë qytetarë  që bëjnë pjesë në kategoritë që përfitojnë ulje të cmimit ankohen se nuk kanë marrë rimbursimin duke ndikuar në aplikimin  e personave të tjerë të këtyre kategorive.

Kjo Qeveri që trumbetoi me bujë të madhe dhe përvetësoi pranimin e Shqipërisë në NATO tani ka rastin tu tregojë shqiptarëve se është vërtet një partner i kësaj organizate duke krijuar kushtet elementare për zbatimin e  zgjedhjeve të lira e të ndershme.

LSI kërkon nga Qeveria të merret seriozisht  me pajisjen e qytetarëve me karta identiteti dhe të zbatojë vendimet që ka miratuar vetë sidomos për atë pjesë të popullsisë që përfiton lehtësira.

LSI u bën thirrje qytetarëve të shkojnë për të aplikuar e marrë kartat e  identitetit sepse kjo është mënyra e vetme dhe më e sigurt për të larguar nga pushteti këtë Qeveri të paaftë të korruptuar dhe të papërgjegjshme që ka  rrënuar biznesin dhe  ka rritur papunësinë varfërinë dhe përjashtimin social.

LSI gjithashtu kërkon nga OSBE/ODIHR të jetë më aktive duke dhënë asistencë të specializuar për tu paraprirë  problemeve që  mund të  cojnë deri në dështimin e këtij procesi

0x323030392d30342d3135 14:39)