Deklaratë e N/Kryetarit të LSI Prof.Dr.Sokol AXHEMI për pagat në arsim

Deklaratë e N/Kryetarit të LSI Prof.Dr.Sokol AXHEMI për pagat në arsim

” Deklaratë e N/Kryetarit të LSI Prof.Dr.Sokol AXHEMI për pagat në arsim Lëvizja Socialiste për Integrim reagon ndaj veprimeve të fundit të qeverisë aktuale të cilat synojnë realizimin e spekullimit politik në kuadrin e rritjes së pagave të punonjësve të arsimit parauniversitar.
Përgatitja e vendimit për eliminimin e pagës së 13 për mësuesit në të gjithë Shqipërinë tregojnë qartë se sa larg është qeveria nga premtimet e saj elektorale për dyfishimin e pagave të punonjësve të sistemit arsimor parauniversitar.
Në të njëjten kohe rritja e premtuar prej rreth 27% eshte mashtrimi i radhës nga ana e strukturave qeveritare pasi vetëm nga eliminimi i kësaj page të 13 vlerat nominale të rritjes zbresin dukshëm në nivele të ulta. Duhet theksuar se kjo pagë nuk përbën gjë tjetër veçse një fryt të luftës sindikaliste të fituar nga përpjekjet e të gjithë mësuesve në Shqipëri.
Në të njëjtën kohë Lëvizja Socialiste për Integrim reagon në përkrahje të ruajtes së pagave për asistent pedagogët e Universiteteve Shqiptare. Pavarësisht mungesës së transparencës së marrjes së vendimeve në dëm të interesave të tyre është detyrë e qeverisë që të shohë me përparësi realizimin e plotësimit të kërkesave ekonomike të tyre.
LSI shpreh edhe një herë vendosmërinë e saj për të qenë përkrah të gjitha zhvillimeve arsimore në Shqipëri në kuadrin e përafrimit të këtij sistemi me kuadrin evropian dhe më gjerë. Fatkeqësisht ajo vëren se më tepër po realizohet një propogandë se sa reforma të vërteta në të gjitha nivelet e sistemit arsimor. Dhe më problematikja që po vihet re ditët e fundit është fakti i prekjes së interesave sociale të tyre me anë të vendimeve të cilat shkojnë kundër interesave ekonomike të mësuesve dhe pedagogëve shqiptarë.

0x323030362d30342d3031 11:26)”