Deklarate e N/Kryetares se LSI

Deklarate e N/Kryetares se LSI

Deklarate e N/Kryetares se LSI znj.Filloreta Kodra Rrezikohen ekuilibrat makroekonomik ne vend
Papergjegjshmeria politike e drejtuesve te qeverise te cilet deshtimin kerkojne t’ja lene administrates te cilen po vete e kane zgjedhur e rendon akoma me shume performancen politike ekzekutive te qeverise dhe kryeministrit aktual
Levizja socialiste per integrim eshte thellesisht e shqetesuarper bllokimin e plote te investimeve publike ne te gjitha fushat dhe vecanerisht ato me rendesi jetike si infrastruktura rrugore ujesjellesat energjitika si dhe ne fushat qe lidhen drejtperdrejt me sherbimet ndaj popullsise si arsimi dhe shendetesia.

Perqindja skandaloze e realizimit te investimeve publike vetem ne masen 18 per qind eshte  nje tregues qe nuk ka nevoje per koment.
Mungesa e plote e transparences ne komunikim midis qeverise dhe opozites e opininonit publik e rendon akoma me tej situaten.
 
Vonesat e pajustifikuara ne nxjerrjen e treguesve financiare jane shprehje e qarte e pasojave te emerimeve politike ne administratesn publike
 
Papergjegjshmeria politike e drejtuesve te qeverise te cilet deshtimin kerkojne t’ja lene administrates te cilen po vete e kane zgjedhur e rendon akoma me shume performancen politike ekzekutive te qeverise dhe kryeministrit aktual.
 
Pretendimi arbitrar i qeverise per gjoja mungesen e projekteve nuk ben gje tjeter vecse provon arsyet sepse Levizja Socialiste per Integrim nuk e votoi project buxhetin e qeverise si fiktiv dhe te pabazuar ne situaten konkrete.
 
LSI vazhdimisht ka theksuar se largimet masive dhe pa kriter te specialisteve nga administrate publike do te shkaktonin nje kolaps te veprimit ekzekutiv te qeverise gje e cila po provohet cdo dite.
 
Niveli dhe performance e kesaj qeverie eshte teper larg standarteve dhe kerkesave te reja si dhe ritmeve te zhvillimit qe i kerkohen Shqiperise vecanerisht pas nenshkrimit te MSA.
Kjo lloj papergjegjshemerie politike dhe mungesat shume te medha ne rezultatet ekonomike qe rrezikojne edhe ekuilibrat makroekonomike rrezikojne bllokimin e procesit te integrimit real te Shqiperis ne Europe si dhe demtojne rende klimen e biznesit dhe e bejne Shqiperine nje vend jo terheqes per investitoret e huaj.
  0x323030362d30362d3237 12:56)