Deklarate e mbajtur nga Sekretari i pergjithshem Petrit Vasili

Deklarate e mbajtur nga Sekretari i pergjithshem Petrit Vasili

” Deklarate e mbajtur nga Sekretari i pergjithshem Petrit Vasili sot ne oren 10.30 Levizja Socialiste per Integrim duke e vleresuar si nje moment shume te rendesishem per Shqiperine dhe integrimin e saj ne Europe diten e sotme te zgjedhjeve per pushtetin lokal ju ben thirrje qytetareve qe te marrin pjese gjeresisht ne votime.

Procesi zgjedhor ka filluar me probleme te niveleve nga me te ndryshmet qofte te karakterit teknik organizativ si dhe te menaxhimit te burimeve njerezore ne dispozicion te procesit.

Nje problem I cili ka mare permasat e nje shqetesimi te gjere eshte ai I bojes qe u vendoset votuesve ne gisht pas votimit per arsye se eshte konstatuar fshirja shume e lehte e saj me solucione te ndryshme teper te zakonshme pastrimi pra kjo shkakton eliminimin e plote te ketij faktori sigurie te votimit dhe votuesit.

Sigurisht ne nje moment te tille do te duhet te mbizoteroje nje fryme mirekuptimi dhe pergjegjesie e larte nga te gjithe faktoret qe administrojne procesin zgjedhor per zhvilluar dhe mbyllur kete proces normalisht si nje moment shume delikat dhe te rendesishem per vendin dhe fatet e tij.

I bejme thirrje komisionereve qe te jene shume te vemendshem dhe te veprojne vetem ne perputhje me ligjin dhe kodin zgjedhor dhe te mos tolerojne asnje shkelje te ligjit dhe tentative per manipulim duke I denoncuar ato dhe duke i reflektuar ato me saktesi ne dokumentacionin e komisioneve te qendrave te votimit per cdo shkelje dhe parregulltesi.

Ka nje kontrast te madh ndermjet situates se paraqitur nga KQZ dhe asaj qe ndodh realisht ne terren.

Nisur nga situate e krijuar dhe problemet e shumta  te konstatuara duhet qe KQZ te adaptoje vendimarrje te shpejta dhe praktike per lehtesuar procesin dhe daljen nga situata si dhe te kete nje komunikim sa me te shpeshte dhe transparent per cdo lloj problemi.

Kjo vendimarrje duhet te reflektoje vecanerisht per problemet e lindura per identifikimin e kutise perkatese per hedhjen e fletes perkatese te votimit per arsye te cilesise se keqe te ngjyres se tyre qe krijon mundesi te shumta keqkuptimi duke eliminuar pavleftshmerine fiktive te ketyre fleteve ne procesin e numerimit te tyre.

Levizja Socialiste per Integrim shpreh bindjen e thelle qe pjesemarrja masive e shqiptareve ne zgjedhje do te minimizoje efektin e ketyre problemeve ne rezultatet e zgjedhjeve.  0x323030372d30322d3138 13:8)”