14 Feb Deklarate e mbajtur nga Sekretari i Pergjithshem i LSI-se
Deklarate e mbajtur nga Sekretari i Pergjithshem i LSI-se z.Petrit Vasili LSI ka ndjekur me shqetesim te vecante konfliktin me te fundit te Ministrise se Shendetsise dhe Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetsor me sistemin farmaceutik ne pergjithesi.
Pertej demagogjive politike sistemi farmaceutik si nje nga bisneset me te kontrolluara dhe transparente dhe reformimi tij kerkojne veprime te bazuara ne studime te tregut farmaceutik dhe tendencave te tij ne kontestin e Shqiperise si dhe aplikimin e vendimmarjeve te qendrueshme dhe mbi te gjitha qe nuk rendojne njerezit e thjeshte.
LSI e gjen teresisht pa vend marjen e vendimeve te njeanshme nga institucionet shteterore dhe zevendesimin e dialogut me sulme mediatike ne distance si prove te nje sjellje teresisht anakronike dhe reflektim te qendrimeve autoritare qe nuk kane te bejne aspak me partneritetin e shtetit me biznesin.
Aplikimi i nxituar I ndryshimeve te cmimeve dhe asgjesimi per pasoje I shperndaresve farmaceutike pervec demit direkt mbi keta te fundit do te krijonte probleme per funksionimin normal te sistemit farmaceutik ne te gjithe teritorin dhe do te stimulonte kontrabanden e vogel dhe shitjen e barnave te paregjistruara.
Keto veprime si shkurtimi I listes se barnave e aplikimi I nje takses arbitrare per cdo recete me rimbursim kjo e fundit ne shkelje te plote te ligjeve ne fuqi per pensionistet dhe veteranet jane prova te mungeses se plote te nje strategjie ne perballimin e situates.
Duket qarte se premtimet elektorale ishin thjesht nje ankand elektoral mashtrues dhe vendin e tyre e kane zene veprimet spontane dhe dritshkurtra te propozuara nga njerez jo profesioniste veprime qe ne vend te zgjidhjes se krizes do te riciklojne kriza te tjera.
LSI kerkon tu jepet fund ketyre qendrimeve agresive dhe arbitrare te drejtuesve te shendetesise qe synojne mbajtjen ne kembe te institucioneve ne krize.
Zgjidhja e krizes duhet te gjendet ne permirsimin e sistemit te kontrollit dhe monitorimit dhe jo ne aplikimin e nje sistemi feudalokomunist taksash dhe detyrimesh qe rendojne drejtpedrejte mbi njerezit e thjeshte te cilet nuk mund te perballojne taksa te tjera abuzive dhe rendime shtese mbi varferine e tyre ekstreme.
0x323030362d30342d3138 11:36)