14 Feb Deklarate e mbajtur nga Prof. Edmond Panariti-Anëtar I Kryesisë së LSI
” Deklarate e mbajtur nga Prof. Edmond Panariti-Anëtar I Kryesisë së LSI Në këtë komunikim me ju dëshiroj të shpreh shqetësimin tonë për kërcënimin në rritje të shendetit të popullatës nga konsumi i prodhimeve ushqimore të ndotura e të infektuara.
Është tëresisht jo i efektëshëm modeli qeveritaro-policor i sigurisë së ushqimit i cili mbështetet vetëm tek raprezaljet e tregut me penalitete bllokime e gjoba të orientuara kryesisht për efekte mediatike.
Konsumatori shqiptar duhet të dijë së ushqimi ynë i përditëshëm është i ndotur dhe i infektuar që në origjinë shumë përpara daljes në treg. Ky ushqim buron nga bageti të infektuara nga sëmundje mesjetare si bruceloza plasja e tuberkulozi. Edhe po tu referohesh statistikave zyrtare.vendi ynë ka sëmundshmërinë më të lartë me prejardhje ushqimore në Europë.
Bagetitë tona nuk mbikqyren se si dhe me se ushqehen nuk dihet siçfarë dhe pse u injektohet.
Ndër të tjera ushqimi i përditshëm buron edhe nga perime e zarzavate apo pije të trajtuara jashtë çdo kriteri me stimulante spërkatës ngjyrues e konservante të rrezikshëm.
Është e pafaleshme amullia qeveritare në hartimin e akteve normative për kontrollin dhe parandalimin e gjendjes.
Është e pajustifikueshme paraliza tërësore e sistemit monitorues të ndotjeve të ushqimit si dhe tendenca për të zaptuar dhe vënë nën kontroll politik autoritetin kombëtar të ushqimit.
Ndërkohë që duhej të ndodhte e kundërta janë përgjysmuar fondet për vaksinimin e detyrueshëm të kafshëve ndaj sëmundjeve dhe është inekzistente përkrahja financiare për bujqit e blegorët për ndërtimin e pikave të grumbullim përpunimit të prodhimeve të tyre.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka bindjen se siguria e ushqimit garantohet vetëm nëpërmjet një strategjie integrale të kontrollit e cila mbështetet në parimin nga ferma në tavolinë. Kjo strategji e vetmja që mund të ndryshojë rënjësisht gjendjen është në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian.
0x323030362d30382d3139 13:10)”