14 Feb Deklarate e mbajtur nga Nen Kryetari i LSI Z. Sokol Axhemi mbi liberalizimin e Universiteteve
” Deklarate e mbajtur nga Nen Kryetari i LSI Z. Sokol Axhemi mbi liberalizimin e Universiteteve Lëvizja Socialiste për Integrim përshëndet hapjen e vitit të ri akademik 2006-2007. Edhe pse me vonesësiç po ndodh aktualishthapja e një viti akademikpërbën për LSI arsimin e lartë në Shqipëri dhe të gjithë shoqërinë shqiptare një ngjarje të rëndësishmeqë meriton të vlerësohet nga të gjithë .
Rinisë studentore që mbush auditoret universitare LSI u uron punë të mbarë e suksese në arritjen e objektivave të tyre. Një përshëndetje të veçantë LSI u dërgon të gjithë studentëve që këtë vit startojnë në vitin e parë të studimeve të tyre universitare.
LSI shpreh keqardhjen për të gjithë ato kandidatë për studentë të cilët nuk patë mundësi të fitojnë të drejtën e studimit për shkollat e larta e mjaft pre tyre nuk do të munden dot as këtë vit për të shkuar në degën që ato dëshirojnë. Këto janë tregues se premtimet e mazhorancës për të bër të mundur liberalizimin e universiteteve nuk u përmbush.
LSI përshëndet profesoratin e universitetevesi një nga faktorët më të rëndësishëm dhe kontribues intelektualë në zhvillimet arsimore në përgjithësi dhe drejtimet e ndryshme të jetës së vendit në veçanti. Ashtu si edhe përpara LSI do të vazhdojë të jetë përkrah tyrejo vetëm për motivet financiare të kësaj elite intelektuae të venditpor edhe për të bër presionin e duhur për garantimin e kushteve optimale për punë mësimore e shkencore.
LSI shpreh shqetësimin e mungesës së kujdesit nga ana e strukturave qeveritare në drejtim të mbështetjes për të cilën ka nevoj arsimi i lartë në Shqipëri. Mungesa e vizionit në drejtimin e orientimit të përfshirjes së këtij sistemi në rrjedhat europiane arsimore të kohësmossigurimi i kushteve reale për mësimin e punëve shkencore për profesoratin e studentët premtimet boshe për auditore të reja bazë labratorike bashkëkohore e motivim financiarjanë disa nga problemet konkrete që nuk po gjejnë rrugë zgjedhje nga instancat e rengjeve të ndryshme qeveritare.
Dështimi në këto drejtime nuk mund të kalohet me anë të shfaqeve mediatike e premtimeve që nuk realizohen duke shënuar në këtë mënyrë dështimin e qeverisë në fushën e arsimit të lartë e njëkohësisht mungesën e seriozitetit nga ana e saj në trajtimin e problematikës të gjërë dhe të shumëanshme me të cilat përballen shkollat e larta në Shqipëri.
LSI ashtu si edhe më parë në qëndrimet e saj konstante dhe konkrete do të vazhdojë të kërkojë mbështejen e zhvillimeve cilësore në arsimduke e parë si hapin kryesor të pëefshirjes së vendit në familjen e madhe europiane.
0x323030362d31302d3038 14:39)”