Deklaratë e Liderit të LSI z.Ilir Meta

Deklaratë e Liderit të LSI z.Ilir Meta

” Deklaratë e Liderit të LSI z.Ilir Meta 12:54 Meta: Qeveria presion ndaj biznesit në prag të zgjedhjeve

Meta për kartat e identitetit: Jemi 100 % dakord me çdo zgjidhje koncensuale që ndihmon qytetarët shqiptarë të nxitojnë për të aplikuar për kartat e identitetit dhe me çdo zgjidhje që lehtëson koston e këtyre kartave për qytetarët

Meta për Komisionin Hetimor për Edi Ramën: Një Komision i tillë është një fund teatral i një bashkëpunimi teatral

Vendimi i fundit i Qeverisë Berisha për rritjen e kompetencave për tatim-taksat për investigimin e biznesit dhe të biznesmenëve është një tjetër shembull i presionit në rritje të kësaj Qeverie ndaj biznesit dhe ndaj biznesmenëve sidomos tani në prag të fushatës elektorale. Asnjëherë në këto 4 vite Qeveria Berisha nuk e ka trajtuar biznesin si një partner të domosdoshëm për zhvillimin e vendit. Përkundrazi e ka trajtuar si një kundërshtar duke e trajtuar në mënyrë selektive dhe duke aprovuar një sërë ligjesh dhe aktesh proceduriale të cilat e kanë dëmtuar besimin e biznesit tek ligji dhe tek Qeveria. Një nga shembujt evident është miratimi i ligjit për gjobat i cili më pas u shfuqizua nga gjykatat edhe pas reagimit të Komisionit Europian.
Koha kur miratohet një vendim i tillë për investigimin dhe për përgjimin e biznesit është pikërisht një moment kur vendi njëkohësisht po përjeton pasojat e krizës ekonomike globale por dhe pasojat e krizës ekonomike shqiptare për shkak të keqmenaxhimit nga ana e Qeverisë Berisha të resurseve dhe të mundësive që ka vendi për zhvillim. Ndaj Lëvizja Socialiste për Integrim e konsideron këtë vendim të fundit të Qeverisë Berisha për të investiguar biznesin me pasoja të rënda përsa i takon ecurisë së biznesit në vendin tonë e cila është problematike edhe për shkak të krizës globale por dhe në mënyrë të veçantë  për shkak të krizës shqiptare që vjen nga kjo mënyrë sjelljeje arbitrare selektive dhe policeske e Qeverisë Berisha ndaj biznesit. Ne angazhohemi që me fitoren tonë me 28 Qershor të ndërtojmë raporte të fuqishme dhe transparente partneriteti me biznesin dhe sipërmarrësit shqiptarë pasi i shikojmë ata si katalizatorë të zhvillimit të vendit të ekonomisë tonë kombëtare dhe punësimit të shqiptarëve.

Z. Meta cili është qëndrimi juaj përsa i përket zhvillimit të fundit të kartave të identitetit ku mazhoranca dhe opozita po shkojnë drejt marrëveshjes për t’i dhënë  qytetarëve që nuk kanë pasaporta kartat me çmim 200 lekë?

Prej disa javësh Lëvizja Socialiste për Integrim ka apeluar jo vetëm ndaj faktorëve përgjegjës për krizën e kartave të identitetit në vend që janë pikërisht ata që bënë kodin aktual zgjedhor por ka apeluar edhe për faktorin ndërkombëtar për të ndërmjetësuar për të zgjidhur këtë krizë e cila dëmton rëndë standardet e zgjedhjeve dhe besimin e qytetarëve shqiptarë tek ndershmëria e procesit të ardhshëm elektoral që është vendimtar për integrimin evropian të vendit. Arsyeja kryesore e vizitës time në Washington ka qenë pikërisht nxitja e faktorëve më të rëndësishëm vendimmarrës për të kontribuar që kjo krizë e vogël deri diku të mbyllet përpara se të kthehet në një krizë të madhe me probleme të mëdha jo vetëm për stabilitetin  e vendit dhe legjitimitetin e institucioneve tona por dhe një krizë që do dëmtonte reputacionin e NATO-s që vetëm pak javë më parë e konfirmoi Shqipërinë si një vend anëtar të kësaj aleance që është një aleancë vlerash. Kuptohet zgjedhjet e dëmtuara në një vend të pranuar së fundmi në NATO do të thotë edhe një cënim pa të drejtë nga ana e politikës shqiptare e kredibilitetit të kësaj aleance e cila gëzon besimin e plotë  të gjithë kombit shqiptarë.
Ndaj ne jemi 100 % dakord me çdo zgjidhje koncensuale e cila ndihmon qytetarët shqiptarë të nxitojnë për të aplikuar për kartat e identitetit dhe me çdo zgjidhje që lehtëson koston e këtyre kartave për qytetarët që janë në pamundësi për ta përballuar atë sepse e tillë është gjendja në vendin tonë kur dihet se më shumë se 1 milionë shqiptarë luftojnë çdo ditë me varfërinë.

Ç’mendim keni për komisionin hetimor që është ngitur për  për z. Rama?

Mendoj se komisioni hetimor i ngritur nga ana e mazhorancës është pa kuptim për arsye se ky parlament e ka mbyllur mandatin e tij. Dhe së dyti mendoj se një Komision i tillë është një fund teatral i një bashkëpunimi teatral.

0x323030392d30342d3234 Meta ne konference shtypi.JPG”